Një hajdut i shumëkërkuar nga Policia e Shtetit ëshët arrestuar pasditen e sotme.
Ai është kapur në flagrancë në oborrin e një banese ku kishte vjedhur më parë. Pas arrestimit atij i janë zbuluar edhe dhjetëra vjedhje të tjera.
Florenc Janku u arrestua nga policia ndërsa nga kontrolli që u bë në banesën e tij u sekuestruan disa nga sendet dhe objektet e vjedhura prej tij: 10 kompjuterë, 20 Kasa Fiskale dhe sasi të konsiderueshme bizhuterish.
31-vjeçari vepronte i vetëm gjatë grabitjeve me doreza për të mos lënë gjurmë, 31-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së dhënies së kredive me vlera të vogla që u grabit kohë më parë jo më larg se 150 metra nga Drejtoria e policisë Elbasan.