Kryeministri i vendit Edi Rama nga Berati ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratat e kësaj të fundit me sytë nga qielli se, Zoti duhet të mbronte shqiptarët nga vjedhja e votës.
“Do dorëzojnë bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit, të treja do t’i dorëzojnë paqësisht. Jo po nuk hymë në zgjedhje, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, ne me njerëzit.
Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë.
Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës.
Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika.
Të mos flas për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës.
Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin”,- tha Rama.


