Shropire Star media britanike ka nxjerrë të tjera detaje për shqiptarin Mane Driza, i cili po gjykohet për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone, ngjarje e cila kishte ndodhur në vitin 1997. Në gjyq ndaj shqiptarit janë bërë publike të tjera detaje nga e shkuara e errët e Mane Drizës.
Mane Driza i cili po gjykohet për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone, ngjarja ka ndodhur në vitin 1997. Nga kjo seanc1% kanë dalë detaje të reja në dritë nga e shkuara e errë e Mane Drizës.
Stefan Bledar Mone:
Mane Driza i cili njeihet edhe me epitetin “Tony Montana” dhe me emrin e dytë Sokol Drenova, akuzohet për vrasjen e 4 personave në prill të vitit 1997, Mane Driza bashkë me babain e tij vrau at e bir Elmaz dhe Lavdosh Kanananin në fshatin Bishan të Fierit. Pas kësaj masakre ai ka shkuar në Angli me pretendimin se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova
Mone Driza i njohur si “Tony Montana”:
Pas vrasjes së shokut të tij, Driza u arratis në Itali ku u zbulua në vitin 2000 nga autoritetet britanike. Gjatë qëndrimit në shtetit italian, ai vrau dy persona të tjerë dhe tentoi të vriste një të tretë.
Më 20 Dhjetor 1999, në Siçili ai vrau shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj. Në Qershor 2002 ai u dënua nga gjykata italiane. Ndërsa në 31 Maj të vitit të kaluar, Mane Driza u ekstradua në Britani të Madhe pasi kishte vuajtur dënimin në shtetin italian.
Në Angli tashmë po përballet me akuzat për vrasjen e shokut të tij Stefan Mone. Ai ka mohuar këto akuza, por prokuroria pretendon se ai e vrau pasi dyshonte se Mone i kishte vjedhur unazën e martesës.
Përgatiti: AlpeNews.al