• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SURPRIZOHEN BANORËT/ Një “Robin Hud” misterioz u lë fshatarëve zarfe ….
Home
Jetë

SURPRIZOHEN BANORËT/ Një “Robin Hud” misterioz u lë fshatarëve zarfe ….

14 March, 2019 k.autor Jetë

Banorët e një fshati të vogël spanjoll janë surprizuar nga një donator anonim, i cili shpërndau disa zarfe me para, duke i lënë ato në kutitë postare apo nën dyert e shtëpive të njerëzve.

Që nga e mërkura e javës së kaluar, rreth 15 banorë në Villarramiel, në Spanjën  e Veriut, kanë marrë zarfe me kartëmonedha prej 100 euro, tha kryebashkiaku Nuria Simon për agjencinë  e lajmeve AFP.

Banorët po përpiqen të kuptojnë se pse një grup njerëzish, të cilët nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin  në një fshat me më shumë se 800 banorë, janë  përzgjedhur për t’u bërë përfituesit e dhuratave. Mediat lokale  e kanë quajtur donatorin misterioz  “Robin Hudi i Villarramielit”.

“Ne jemi të gjithë të shastisur dhe të surprizuar, pasi nuk dimë se nga vijnë këto para ose kush është bamirësi. Ne nuk e dimë cili është qëllimi”, tha kryebashkiaku SIMON.

Disa prej banorëve i morën kartëmonedhat e tyre në një zarf ngjyrë kafe, ndërsa disa të  tjerë morën dhe një letër.

Banorët  të cilëve iu dërguan zarfat ishin një vejushë  që jeton me djalin e saj, çiftet me fëmijë të vegjël, çiftet e moshuara, çiftet e moshës mesatare pa fëmijë.

Disa prej atyre që kanë marrë paratë, kanë shkuar në polici ose në bankë për të raportuar, dhe për të kontrolluar se kartëmonedhat janë reale, gjë që është verifikuar.

Policia nuk ka nisur ndonjë hetim për shkak se, përderisa dhuruesi është i vetëdijshëm, nuk është kryer  asnjë vepër penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANCA PUBLIKON LISTËN/ Ja futbollistët e thirrur nga Deshamp për 2 sfidat e muajit mars (FOTO)
Previous article "MARRËVESHJA BREXIT" Trump: Kjo çështje ka futur në dilemë shumë vende

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT