• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Beto O’Rourke nga Teksasi shpall kandidaturën
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020/ Beto O’Rourke nga Teksasi shpall kandidaturën

14 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ish ligjvënësi Beto O’Rourke, nga Teksasi, që fitoi popullaritet në shkallë kombëtare me betejën e tij të gjatë zgjedhore kundër senatorit amerikan, Ted Cruz vitin e kaluar, shpalli të enjten se do të kërkojë emërimin e demokratëve për kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Jam shumë krenar për atë së çfarë është dhe përfaqëson El Paso”, shkruante ai në një tekst për stacionin televiziv KTSM. “Kjo është arsyeja kryesore përse do të kandidoj”.

Zoti O’Rourke i shtohet listës së demokratëve që synojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Beto O’Rourke, 46 vjeçar, ish anëtar i Kongresit nga Teksasi Perëndimor në tri mandate, synon të përfitojë nga emri që fitoi ne garën për Senatin amerikan. Ai radhitej shumë poshtë kur vendosi të sfidojë republikanin Ted Kruz në Teksasin kryesisht konservator, por shpejt dëshmoi aftësi për të mbledhur turma të mëdha dhe të mbledhë para nga votuesit në shkallë vendi.

Gara për senatin nxiti një vëmendje të madhe të medies dhe ngazëllimin e votuesve të etur për fytyra të reja politike.

Ai humbi garën me më pak se 3 për qind, duke shënuar kësisoj garën më të ngushtë në katër dekada në Teksas.

Anketat e hershme mbi garën presidenciale 2020, e kanë renditur vazhdimisht zotin O’Rourke mjaft lart në listën e kandidatëve, pas ish-nënpresidentit Joe Biden, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA GRIMI TEK..."/ 5 gabimet që bëni në pastrimin e lëkurës
Previous article NDOJIT I KISHTE SHKUAR FTESA/ Ja pse mungon në listë mesfushori kuqezi

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT