• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Pasi u la i lirë, Ervin Mata i bën kërkesë prokurorisë: Dua të dëshmoj
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Pasi u la i lirë, Ervin Mata i bën kërkesë prokurorisë: Dua të dëshmoj

14 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nderkohe qe gjykata e la te lire, vetem dy ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, edhe pse për 5 muaj iu shmang drejtësisë, Ervin Mata, i eshte drejtuar me nje kerkese organit te akuzes. “News 24” raporton se Mata kerkon nga prokuret e ceshtjes te marrin edhe deshmine etij lidhur me ngjarjen e rende ne ish-Bllok.

mata

 

 

Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë. Megjithatë, gjatë hetimeve ai nuk do të qëndrojë më në burg.

Prokurorët e dosjes pritet të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojnë sërish “Arrest me burg” për 32-vjeçarin.

Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar. Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

NE KERKIM

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi vitin e kaluar në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komandoja Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Ndërsa biznesmeni Eldi Dizdari ishte identifikuar nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes, por vetëm në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë, Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë.

Oficerët që kanë kryer verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor tek ishBlloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhënieje mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Në dosjen e Prokurorisë shpjegohen veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes.

Aty theksohet se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, i cili kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës, Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DITËT E FUNDIT TË PRITJES SË ËMBËL/ Meghan Markle merr vendimin e befasishëm
Previous article NBA/ Golden State Warriors fiton me dy pikë diferencë, kryeson Konferencën Perëndimore

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT