Shkon ne 12 numri i te arrestuarve ne kuader te operacionit te madh ne Shkoder te koduar “MARANAJ”.
Policia njofton se u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër.
“Ai po po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”
Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.
Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.
Operacioni dhe te arrestuarit
Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.
Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.
Të arrestuar janë shtetasit:
1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
2. E. M., 33 vjec nga Shkodra
3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;
4. A.D. 39 vjec nga Shkodra
5. M.B. 31 vjec nga Shkodra
6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
7. E.F., 38 vjec nga Shkodra
8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;
U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:
1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.



