• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I “FAJDEXHINJVE” NË SHKODËR/ Ja kush u vendos në pranga. Zbulohet rrjeti me 22 persona (EMRAT)
Home
Breaking News

GRUPI I “FAJDEXHINJVE” NË SHKODËR/ Ja kush u vendos në pranga. Zbulohet rrjeti me 22 persona (EMRAT)

14 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë janë të përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 11 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, ndërsa një polic dhe një notere (Valbona Hajdari) u pezulluan nga detyra.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Prokuroria sqaron se huatë në vlera të mëdha janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), automjete, prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Janë shpallur në kërkim një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, i cili njëherazi është pezulluar nga detyra, si dhe janë në kërkim E.M; J.A.; I.S.

Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.

Prokuroria ka bërë përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime, të gjitha të legjitimuara nga Gjykata, prej nga është faktuar përfshirja e 22 personave në veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”

Me vendim gjykate janë arrestuar: 11 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës:

B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; Artan Dragani; dhe V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER TRENDI/ 5 kombinime veshjesh të adhurueshme me të cilat mund të shtyjmë gjithë pranverën
Previous article PAS EMËRIMIT TË ZINEDINE ZIDANE/ Mourinho: Nuk më është dhënë asnjë shpjegim nga Reali...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT