• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Në makinë me familjen, flet i riu i kapur me drogë: Ju tregoj ku e mora, më paguan…
Home
Aktualitet
Kronikë

Në makinë me familjen, flet i riu i kapur me drogë: Ju tregoj ku e mora, më paguan…

13 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kontrollorët e  Policisë Kufitare në Pikën e Tri Urave në Përmet, kanë zbuluar një sasi marijuane e destinuar  për në tregun grek. Poseduesi i saj u arrestua në vend, ndërkohë që sasia narkotike u sekuestrua e më pas materialet i shkuan për ndjekje penale organit të akuzës në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së shtunës, ku automjeti tip “Ford” ngjyrë gri, me targa AA 190 CN, u paraqit në Pikën Kufitare të Tri Urave për të kaluar drejt Greqisë. Sipas dëshmive të mëpasshme të vetë të arrestuarit, ai vinte nga kryeqyteti dhe rrugëtimi i tij do të ndalej në qytetin e Konicës, jo shumë larg nga Pika Kufitare e Tri Urave.

Fillimisht, Joan Haska, pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike, është paraqitur në sportelin e vendosjes së vulave të pasaportave në dalje të territorit shqiptar. Pasi ka mbaruar punë aty, ka kaluar në vijën e dytë kufitare ku kryhet kontrolli fizik i mjeteve. Në këtë moment, njëri prej kontrollorëve, i cili është specialist dhe ekspert për zbulimin e hashashit e lëndëve të tjera narkotike, dyshoi për prezencë marijuane në zonën e poshtme të automjetit. Kontrollori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia Kufitare për arsye sigurie, i ka kërkuar drejtuesit të mjetit, Joan Haska, 26 vjeç, nga qyteti i Gjirokastrës, që të zbresë nga automjeti së bashku me familjen që e kishte në bord, gruan dhe dy fëmijët.

Vetë 26-vjeçari ka shfaqur panik gjatë kërkesës për ushtrim kontrolli të imtësishëm në zonën poshtë sediljeve, në pjesën e jashtme të autoveturës. Dyshimi i kontrollorit u shfaq pasi poshtë sediljes kishte një pjesë të fryrë në zonën e tapicerisë horizontale, çka linte vend për depozitimin e sasive të narkotikëve. Pasi është shtrënguar nga kontrollori për të thënë se çfarë fshihte në këtë zonë të mjetit, 26-vjeçari nga Gjirokastra me banim rezident në Tiranë, është dorëzuar dhe pranoi fshehjen e lëndës narkotike, madje duke dhënë numrin e saktë të pakove që kishte vendosur në dhomën e fshehtë poshtë sediljeve në zonën e shasisë së automjetit.

Trafikuesit të marijuanës iu kërkua çelësi i hapjes së sediljeve nga kontrollori, çka menjëherë ia vendosi në dispozicion vetë 26-vjeçari, i cili pranoi se e kishte marrë lëndën narkotike për ta trafikuar drejt Greqisë për arsye përfitimi. Sipas të dhënave, mësohet që lënda narkotike të jetë marrë në zonën e Vlorës, pasi itinerari i Haskës ka qenë Tiranë-Vlorë e pastaj ka mbërritur në Pikën Kufitare të Tri Urave në Përmet.

Sipas grupit hetimor, bëhet e ditur që lënda narkotike të jetë tërhequr nga gjirokastriti nga dy persona në një zonë periferike të Vlorës dhe që vetë Haska të ketë luajtur rolin e transportuesit të marijuanës për në Greqi kundrejt një pagese rreth 1000 euro. Policia po heton zbulimin e origjinës së marijuanës dhe e porositësve të saj në shtetin grek. Pas zbulimit të sasisë prej 13.5 kg kanabis sativa, të dyshuar për t’u trafikuar në Greqi, 26-vjeçari u arrestua menjëherë nga forcat e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beatrix Ramosaj na tregon të dashurin e ri. Shkëlqen në foto me të
Previous article STUDIMI/ Nuk do ta besoni atë që ndodh me trupin tuaj kur iu "thyhet zemra"

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT