• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E LIDHUR ME KRIMIN!”/ Gjykata i përgjigjet policisë: Autori që plagosi efektivin në Fier ishte bjond…ju arrestuat një brun!
Home
Breaking News

“E LIDHUR ME KRIMIN!”/ Gjykata i përgjigjet policisë: Autori që plagosi efektivin në Fier ishte bjond…ju arrestuat një brun!

14 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Fierit reagoi pas akuzave të forta të ardhura nga Policia, pas vendimit që liroi nga qelia punonjësin e bashkisë së Mallakastrës që u akuzua fillimisht si autor i goditjes me gurë në kokë efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës së opozitës kundër Ramës, në Fier.

Gjykata thotë se nuk kishte prova për të mbajtur në qeli Pëllumb Isufajn, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Mallakastër, ndaj vendosi ndaj tij masës e sigurimit personal ‘arrest shtëpie’.

Në një reagim, Gjykata e Fierit, thotë se nga provat filmike, autori që ende nuk është identifikuar sipas saj, nuk ka ngjashmëri fizike me të ndaluarin.

“Nga provat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit nuk provohet dyshimi i arsyeshëm që autori i goditjes me gurë të punonjësit të policisë ka qenë pikërisht Pëllumb Isufaj. Personi që ka qëlluar, por i paidentifikuar nga pamjet filmike, është dukshëm më i ri në moshë se i ndaluari Pëllumb Isufaj dhe është me flokë gështenjë të çelur, apo bjond, në një kohë që i ndaluari është me flokë dukshëm të zinj”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Fierit.

Reagim i Gjykatës së Fierit

Një ditë më parë, pas vendimit të gjyqtarit Pirro Sota, Policia e Shtetit tha se do ta padisë gjykatën, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të gjyqtarit.

“Rreziku për jetën e punonjësve të policisë, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin. Policia e Shtetit  do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij” deklaron policia.

Por PD-ja e cilësoi si kërcënim të gjyqtarit reagimin e Policisë së Shtetit. “Kërcënimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojnë Policinë Politike, është prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar ne vend”, tha PD-ja.

Theksojmë se Bashkia e Mallakastrës drejtohet nga Agron Kapllanaj, i zgjedhur nga PD.

Një protestë e organizuar nga PD dhe LSI në Fier ditën që kryeministri Rama zhvillonte një tur në këtë qark, përshkallëzoi në dhunë, ku një protestues plagosi rëndë me mjete të forta në kokë, një punonjës të FNSH-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS KUALIFIKIMIT/ Valverde: Është normale të kalosh vështirësi në Champions
Previous article 3 MUAJ PAS MARTESËS/ Nick Jonas i bën Priyankës dhuratën super të shtrenjtë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT