Operacion i madh ne Shkoder pas te cilit jane vene ne pranga 14 persona. Gazetari i “Panorama” Senad Nikshiqi raporton se dhjetera forca policie kane mberritur nga Tirana ne Shkoder, perfshire forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja.
Mesohet se 14 personat e arrestuar prej kohesh ushtronin veprimtarine e paligjshme te dhenies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.
Ne total lista e personave per te cilet policia ka ekzekutuar urdherat e ndalimit eshte 16 shtetas nderkohe qe ky numer pritet qe te shtohet.
Forcat e policise nga Tirana kane zbarkuar ne Shkoder qe ne oren 04:00 te mengjesit duke nisur menjehere aksionin blic.
Jane shperndare ne pika te ndryshme ne qytet duke bere edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende ne qytetin e Shkodres ndersa pritet qe hetimet te shkojne edhe me tej.
Fajdet jane kthyer ne nje shqetesim ne Shkoder ndaj policia e shtetit pas pergjimeve per afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Ne vazhdim pritet qe policia te jape me shume detaje rreth ketij operacioni me emrat e te arrestuarve.



