Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë. Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Arrameras.
Një makinë ka përplasur për vdekje një person rreth 50-vjec që është ende i paidentifikuar. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.


