• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANË/ Kërcënoi një grua me thikë, por autorit i bëjnë gjëmën
Home
Sociale

TIRANË/ Kërcënoi një grua me thikë, por autorit i bëjnë gjëmën

13 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Tentativa e një 21- vjeçarit për të grabitur një grua në Babrru, jo vetëm që ka dështuar, por autori përfundoi për disa orë në bodrumin e një pallati dhe është dhunuar fizikisht nga 3 persona.

Djali i gruas që ai kërcënoi me thikë për ta grabitur, e mori peng bashkë me dy shokët e tij, fillimisht duke e futur në bagazhin e makinës. Më pas e transportuan disa metra më tej, në bodrumin e një pallati, ku ushtruan dhunë fizike ndaj tij.

Policia që ishte njoftuar më parë për tentativën e grabitjes, pas disa orësh mësoi edhe për “hakmarrjen” e tre të rinjve, që duke bërë vetëgjyqësi, i kishin hequr lirinë në mënyrë të paligjshme autorit. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se mbrëmjen e së shtunës u arrit të arrestohen të katërt personat e përfshirë në ngjarje.

U arrestua pengu, Marash Gjoklaj, 21 vjeç, për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, si dhe pengmarrësit, Mariglen Dusha, 21 vjeç, Genard Driza, 25 vjeç e Ervin Ebipi, 23 vjeç, për heqje të paligjshme të lirisë, kryer në bashkëpunim.

TENTATIVA E GRABITJES

Rreth orës 18:00, 21-vjeçari Marash Gjoklaj, që sipas Policisë njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ka tentuar të grabisë një fqinjën e tij, duke e kërcënuar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës të së dëmtuarës, 42-vjeçares Suzana Dusha, në lagjen “Shpat”, të Babrrusë, në Tiranë. Ajo ka qenë duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte bërë pazarin, kur para i ka dalë Gjoklaj, i cili duke mbajtur në dorë një thikë, i ka thënë që t’i jepte paratë që kishte me vete.

Burime nga Policia thanë se e dëmtuara i ka thënë që nuk kishte para me vete, pasi i kishte shpenzuar në dyqan, por ta priste sa t’i merrte në shtëpi. Fillimisht autori ka tentuar ta ndalojë, por nga frika se mos e shihnin fqinjët është larguar në momentin që ajo ka hapur portën.

PENGMARRJA

Shtetësja Suzana Dusha, pasi është kërcënuar nga fqinji, është futur brenda, por familjarët kanë kuptuar se i kishte ndodhur diçka, pasi ishte në gjendje ankthi. Bashkëshorti i ka thënë se duhej lajmëruar Policia në lidhje me atë që kishte ndodhur. Në këtë moment i biri, Mariglen Dusha, ka mësuar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishte personi që i kishte kërcënuar nënën.

Rreth orës 19:30, ai ka kërkuar ndihmën e dy shokëve të tij, Genard Driza e Ervin Ebipi, për t’i dhënë një “mësim”, personi që i doli para me thikë të ëmës.

Pasi e kanë gjetur 21-vjeçarin Marash Gjoklaj, e kanë futur me forcë na bagazhin e mjetit tip “Ford Fokus”, në zonën e Babrrusë.

Pasi e kanë transportuar disa metra nga vendi ku e kanë marrë, e kanë futur në bodrumin e një pallati dhe aty kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke vënë në pranga pengmarrësit dhe pengun./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Nuk do ta besoni atë që ndodh me trupin tuaj kur iu "thyhet zemra"
Previous article Në kryeqytet ka punë? Statistikat flasin ndryshe, ja si paraqitet papunësia në Tiranë

g.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT