• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA TEK “PETRO NINI”/ Familja Llapaj pranon ofertën e pronarit të tokës: Më jep lekët, dal tani!
Home
Breaking News

PËRPLASJA TEK “PETRO NINI”/ Familja Llapaj pranon ofertën e pronarit të tokës: Më jep lekët, dal tani!

13 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pronari i truallit të godinës në zonën e “Petro Ninit”, Aleksandër Gavoçi përmes një letre të dërguar mbrëmjen e djeshme në redaksinë e Shqiptarja.com deklaroi se dy familjeve që është në konflikt u ka ofruar nga një banesë dhe 300 mijë euro, nga 150 secilës.

Por, sot ka reaguar njëra nga dy familjet që është në konflikt. Luan Llapaj mohon që pronari i truallit, Aleksandër Gavoçi ti ketë ofruar një marrëveshje të tillë, ndërsa shton se nëse do të ishte e vërtetë është gati që të firmosë. “Nuk mi ka ofruar. Nëse është e vërtetë, meqë e ka shkruar, unë dalë që nesër nga shtëpia. Le të më kalojnë lekët në bankë dhe unë firmos që tani” tha ai.

Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i Ali Rizait, sqaroi për gazetën Shqiptarja.com të gjithë historikun e pronës, nga sekuestrimi në 1939, rikthimi në 1944 dhe sekuestrimi për herë të dytë në 1949 nga shteti komunist. Ndërkohë që në vitin 1995 me ndryshimin e sistemit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave vendosi njohjen e pronës.

Ai thotë se me vendim gjykate dy familjet në vend që të dorëzonin pronën po e përdorin në keqbesim. Aleksandër Gavoçi shpjegoi edhe arsyet se përse u ofroi marrëveshjen dy familjeve edhe pse vendim i gjykatës ishte në favorin e tij (lexo ketu).

Në datë 30 janar të këtij viti Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë në favor të biznesmenit Aleksandër Gavoçi, i cili përmes përmbarimit kërkoi zbatimin. Por pas përplasjes para dy ditësh, cështja është sërish në gjykatë. Pjesëtarët e familjeve tek “Petro Nini” kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ Një 50 vjeçar nxirret i vdekur nga lumi, NUK ka...
Previous article LIVE/ Tirana-Laçi, Spektakolar Majkëll Ngo. Skuadra e Memës dyfishojnë shifrat

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT