• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON NATO-N/ Ministri serb, Daçiç: Do të ndërhyjmë në Mitrovicë nëse…
Home
Rajon

PARALAJMËRON NATO-N/ Ministri serb, Daçiç: Do të ndërhyjmë në Mitrovicë nëse…

13 March, 2019 k.autor Rajon

Ministri i Jashtëm serb dhe zëvendëskryeministri i parë Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do të heshtë, pas planeve të autoriteteve të Kosovës sipas mediave serbe, për të ndërhyrë në minierën e Trepçës.

“Të gjithë e dinë mirë se askush nuk duhet të luaj me zjarrin dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë”, u tha Daçiç gazetarëve në përgjigje të pyetjeve rreth raporteve se autoritetet kosovare kanë planifikuar që të mësyjnë në kompleksin e minierës së Trepçës.

Daçiç u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë Serbinë.

Sa i përket operacionit të raportuar të policisë së Kosovës në pjesën veriore, e banuar kryesisht nga serbët dhe e quajtur “unaza e çelikut”, Daçiç tha se Serbia ka paralajmëruar KFOR-n dhe NATO-n se do të ndërhyjë nëse serbët sulmohen në Kosovë.

“Serbia nuk do të lejojë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sigurisht, nuk do të lejojmë një sulm (mbi serbët) kudo në Kosovë – por veriu është obsesioni i tyre”, tha kryediplomati serb.

Ai tha gjithashtu se Serbia nuk do të ishte pjesë e problemit dhe nuk do të bashkohej me Prishtinën në marrjen e vendimeve të njëanshme të ndryshme.

Daçiç tha se platforma e Parlamentit të Kosovës për dialog me Beogradin ishte në fakt kundër dialogut dhe se ishte një ultimatum për Serbinë dhe se Beogradi nuk ka ndërmend të vlerësojë diçka të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Tirana-Laçi, Hoxhallari prek topin me dorë. Kurbinasve iu mohohet një penallti
Previous article ICARDIT PO I SOS DURIMI TEK INTERI/ Presidenti Zhang do e “burgosë” në Kinë, ja sa "dënohet"

k.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT