Djegia e mandateve u duk sikur do ta fuste parlamentin shqiptar në një krizë politike por duket se parlamenti po mbushet nga listat vijuese të partive opozitare.
Deputet që nuk pranuan të djegin mandatet ishin Myslim Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari. Në deklaratat e tyre ata pohuan se:
Myslim Murrizi:
“Kam qenë konstant, kundër djegies së mandateve sepse ne ato i kishim të djegura, pse na futen në dhjetor? Kam qenë konstant në Grup parlamentar, edhe në mbledhje të tjera.
Lefter Koka:
“Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar.
Rudina Hajdari:
Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë që unë ndjej mbi shpatulla mendoj se qëndrimi në parlament do ishte vendimi më I duhur që do të bëja dhe do ti shërbeja të ardhmes së Shqipërisë”
Ndërsa deputetët e rinj që pranun mandatin disa prej tyre kanë folur se pse pranuan mandatin dhe dolën kundë vullnetit të partisë që ata përfaqësonin.
Lefter Maliqi:
Mandati im ka te bëjë me kthimin e dinjitetit të asaj që më kishte borxh partia demokratike.
Alban Zeneli:
Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka.
Ligoraq Karamelo:
Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, deklaroi se imazhi i vendit është prishur nga prishja e rregullave të lojës.
Ylli Shehu:
“Vota ime është kundër qeverisë. Nuk jam tradhtar nuk i tradhtoj mijëra qytetarë që më votuan edhe në 2013 me PR dhe tani me LSI. Nëse LSI më përjashton është vendimi i tyre”
Enver Roshit, Aurora Maras, Edmond Rrushit, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka në dashur të flasin në parlament por vetëm janë paraqitur, ku kanë zënë karriget e parlamentit.
Përgatiti: AlpeNews.al





