• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Seanca dëgjimore tek Komisioni i Ligjeve/ Ferdinand Elezi: Ja problematikat e Prokurorisë
Home
Shqipëri

Seanca dëgjimore tek Komisioni i Ligjeve/ Ferdinand Elezi: Ja problematikat e Prokurorisë

13 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Frerdinand Elezi, është kandidati tjetër nga 7 të vetëofruarit për postin e kryeprokurorit të përkohshëm

“Duhet të rrisë bashkëpunimin më të gjithë institucionet e tjera bashkëpunuese, si me policinë. Këto janë procese të cilat duhet të jenë të mirëorganizuara, dhe kjo në sajë të standartit që do të ketë vetë kreu i punës. Sa i takon prezantimit tim të shkurtër, unë do të doja të përqëndrohesha tek problemet dhe tematikat e platformës time sa i takon aktorëve, dhe rolit të PPP. Tani është fakt i pranuar se sistemi i drejtësisë ka probleme të theksuara në luftën kundër kriminalitetit, trafiqevë, apo ngjaret penale që lidhen me narkotikët dhe të gjithë çështjeve të tjera. Pjesë e rëndësishme janë edhe problematikat që sot ka institucioni i Prokurorisë”.

Unë vlerësoj që kthimi i besimit tek organi i Prokurorisë, në mënyrë të veçantë tek sistemi i drejtësisë së vetë institucionit të Prokurorisë që vlera që tejçojmë ne, profesionalizmi i tyre, kurajo që ne duhet të japim, do të sjellë se sejcili prej prokurorëve të vlerësonte më shumë punën dhe funksionet që i janë ngarkuar. Që për të thënë të vërtetën është jo pak e lehtë që të jesh i saktë në këtë periudhë. Duhet që të mbështesim projektin e vlerësimit të prokurorëve, që të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ka parashikuar ligji edhe të atyre kanidatëve që kandidojnë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jetë një proces i mirëorganizuar. Kjo hyn edhe ne pikat 111, 112, 113 në ligjin përkatës. Bashkëpunimi me të gjitha institucionet e tjera, në tërësi edhe me ato të cilat janë bashkë me ne në luftën kundër krimit të organizuar. Manja: Mund ta përmbledhni pak prezantimin tuaj, sepse edhe kolegët kanë pyetje për juve. Elezi: Atëheërë po e mbyll me këtë. Rritja e efektivitetit të ndjekjes penale në cilësi do të sjellë që qëndrimet e Gjykatës së Lartë, dhe të prokurorëve ne fjalë do të sjellin ezaurimin e rasteve ku praktikat janë nga më të shumëllojshmet. Pavarësia në këtë moment nuk duhet të jetë e pakufishme, unë them se duhet që të kemi një profil të mirëorganizuar. Manja: Faleminderit Z.Elezi. Kush e dëshiron fjalën. Mund të vazhdosh Znj.Hysi. Hysi: Unë doja të pyesja lidhur me një pikë të veçantë nga dokumentacioni që më keni dorëzuar. Ju vini me vlerësimin e punës suaj nga viti 2013 deri në vitin 2016. Ju keni një vlerësim ‘copypaste’ në këto vite. Nëse Kuvendi ju jep besimin juve që të ushtroni punën e PPP, cila është qasja juaj me punën që ju mund të bëni në krye të PPP? Elezi: Përsa i përket vlerësimit, ai vjen nga gjykimi i një komisioni vlerësimi i cili është shumë i rëndësishëm për këdo që ka lidhje me sistemin gjyqësor.

……

Besnik Muçi është kandidati i radhës për kryeprokuror i përkohshëm.  Në fjalën e tij Muçi u shpreh: “Kam shqyrtuar dosje shumë të rëndësishme dhe me peshë. Hetimet patën ndikim në vlerësimin tim.

“Unë kam mbaruar FDUT, me rezultate të shkëlqyera. Pas këtij moment kam punuar në një institucion në Pogradec. Pas kësaj kam punuar 1997-98 në Korçë në Dhomën e Avokatëve. Më pas u hap një dritare shumë e rëndësishmë, pasi të rinjtë shqiptarë mund të konkuronin si avokatë të ardhshëm. Në atë kohë kam qenë i martuar, dhe kam konkurruar në Shkollën e Magjistraturës, duke u pranuar dhe duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2002-2006 kam qenë në funksion të Prokurorit në Tiranë. Më është dashur që për shkak të funksionit, të hetoja dosje të rëndësishme me formë nga më të ndryshme, ekonomike, sociale etj. Jam dorëhequr nga funksioni i Prokurorit, dhe ndjej realisht keqardhje sepse vendosa për të mos vazhduar më rolin tim në këtë fushë. Në Ministrinë e Brendshme kam kryer një detyrë profesionale, dhe e kujtoj se ka qenë një detyrë e përfunduar me sukses. Më pas jam kthyer Prokuror në Prokurorinë e Përgjitshme në Tiranë, ku aktualisht jam akoma aty në këtë rol. Kam qenë pjesë e proceseve të ndryshme që nga bandat, krimet e organizuara…”

“Kam qenë pjesë e proceseve të ndryshme siç u quajt edhe në kohën kur u krye si çështjet e Bandës së Babagjyshëve, ose të kasafortave. Kemi patur bashkëpunim edhe me kolegët tanë me vendet e rajonit, për shkak të dokumentave të ratifikuara mes vendve të rajonit. Kam drejtuar me dhjetra procedura penale, dhe juridike e megjithatë unë ju përmenda vetëm ato më kryesoret. Gjatë kësaj periudhe kam qenë i angazhuar edhe si pjesë e task-eve kriminale. Duke iu përmbajtur taktikave të ndryshme, duke nxjerrë suksese të vazhdueshme nga këto raste. Banda e Durrësit, e Lushnjes janë dy prej të cilave kanë dalë nga puna e task-eve tona. Kam botuar një tekst në vitin 2002, botimi i parë i plotë por nuk kam gjetur dot kohë që ta ripunoj.

Kam edhe disa tituj shkencorë lidhur me fushën e drejtësisë në vend. Kam ndjekur në cilësinë e aktorit, të gjithë angazhimin e formimit të ‘Reformës në Drejtësi’. Një moment që kujtoj shumë të rëndësishëm, është konflikti i interesit të Prokurorit të Përgjitshëm. Në kuadër të këtij angazhimi, edhe unë kam shprehur interesin që të jem PPP i RSH. Lidhur me atë çka unë mendoj për këtë PPP, dhe rolin e tij unë kam ndërtuar një riplatëformë. Ka kompetenca shumë herë me të plota lidhur me atë çfarë kompetencash ka aktualisht Kryeprokurori i RSH.”

……

Artur Selmani ishte kandidati i radhës i cili njohu komisionin me CV të tij.

Artur Selmani ka lindur më 30 prill të vitit 1963. Emri i tij lidhet me çështjen e Azem Hajdarit të cilën e ka patur më të rëndësishmen në fillimet e veta ku ka qenë pjesë e grupit të prokurorëve me Haki Giun, Shkëlqim Hajdarin, Sokol Stojanin, Edmond Rizajn etj.

I pyetur nga deputetja e PS-së Vasilika Hysi se si ishte e mundur që nuk kishe përfunduar ende studimet për doktoratën duke qenë se ka një jetëgjatësi në karrierë si prokuror dhe si mësimdhënës Selmani u përgjigj duke thënë se kushtet nuk e kanë lejuar të mbarojë studimet.

“Kushtet e vështira nuk më kanë lejuar të përfundoj studimet, por që tashmë kam zgjedhur ti përfundoj në një fakultet tjetër. Reforma në Drejtësi do të ndryshojë mëndësinë e vjetër” tha Selmani.

Përsa i përket trajnimi të prokurorëve nuk është bërë një menaxhim i mirë. Personalisht kam dhënë kontributin tim duhet të jepeshin më profesionale, ndaj kam menduar se një master i tillë më ndihmon të jap një kontribut.

Gjatë karrierës kam arritur të provoj që masteri me ka ndihmuar te shoh ndryshe shume gjera. Selmani u shpreh se ka karriere të gjate ne mësimedhenie dhe ne magjistrature prej rreth 28 viteve.

Pyetje nga Ermonela Felaj: Faleminderit Z.Selmani për prezencën tuaj sot. Shoh që në karrierën tuaj, në sajë të profesionalizmit tuaj edhe pozicionit tuaj si PPP, dhe nëse ju merrni ‘okej’-n nga Kuvendi, lidhur me të gjithë Prokurorët e tjerë të rretheve çfarë do të bënit për promovimin e këtyre të fundit?

Selmani: Një nga mundësitë për të ngjitur shkallët e karrierës është duke shqyrtuar mundësitë e tyre. Në kohën kur unë isha një prej tyre, mbaj mend se po përgatisja një udhëzim në bashkëpunim me Prokurorinë Spanjollë, bëmë përprekje që të gjithë Prokurorët të promovohen në bazë të mundësive të tyre. Gjë që kjo e cila mbeti në tentativë. Por në rastin e zgjedhjes së PPP ne mund ta ribëjmë këtë project. Bushka: Z.Selmani e bëra edhe me kryetarët e tjerë, dua tju falenderoj që bëheni pjesë e këtij procesi për PPP. Çfarë prisni ju në pozicionin që mund të merrni në krye të PPP, lidhur me avancimin e ‘Reformës në Drejtësi’?

Selmani: PPP duhet të masë kohën, dhe procesi i kësaj Reforme të jetë më i shpejtuar. Mund të themi se ne jëmi në një fazë të vonuar, dhe unë do të bëja gjithçka që kisha në dorë që ky proces të nisë dhe të mbarojë samë shpejt që të jetë i mundur. Dhe gjithashtu mandati i PPP të jetë samë i shkurtër.

Manja: Deri para ndryshimeve kushtetuese ne kemi parë një institucion të Prokurorit të Përgjitshëm që ka qenë i fortë, dhe i qëndrueshëm. Por sot Shqipëria është përballë akuzës se roli i zotit të hetimit nuk është më i njëjti. A keni një gjykim pse ka ndodhur? Selmani: Në fakt partitë politike janë të përfshirë në zgjedhjen e re të PPP. Unë jam mësuar që në procese të tilla, të mos përfshihem. Nuk do të ishte në interes si të publikut, që një person si PPP të mbante një qëndrim ndaj kësaj tematike. Publiku nuk ka dijeni si jam unë brenda, ai ka atë që shikon dhe dëgjon. Unë dua ti jap mundësi publikut që të kuptojë, ashtu siç unë kam qenë gjithnjë i paanshëm.

…………….

Arta Marku kandidatja e dytë për në seancën dëgjimore

Ulsi Manja: Po përshëndetje Znj.Marku. Sot jeni e ftuar përpara këtij Komisioni në këtë seancë dëgjimore, për tu njohur me anëtarët e Komisionit, por dhe me publikun në rast se ju do të merrni besimin e Kuvendit për të qenë PPP. Edhe ju si paraardhësi juaj do të keni kohën tuaj

Arta Marku: Faleminderit Z.Kryetar.

Duke ju falenderuar për hapësirën që më keni dhënë për të prezantuar veten, dhe Jam e martuar, dhe jam një nënë e dy vajzave të mitura. Kam mbaruar shkollën e mesme, si nxënëse e shkëlqyer me mes.10. Kam fituar konkursin për studimet në FDUT. Me mbarimin e FDUT, kam përfunduar Shkollën e Magjistraturës, dhe jam ndër brezat e parë që jam diplomuar në këtë shkollë. Jam e nderuar gjithashtu që marr pjesë në zgjedhjen e PPP, si një person që vij nga Laboratori i Drejtësisë i cili është i vetmi që nxjerr Prokurorë për të gjithë vendin. Maj 2009 jam caktuar si drejtuese e njësisë në Prokurorinë e Shkodrës, deri në janar 2016. Por për arsye personale jam tërhequr, sepse i jam përkushtuar vajzës time të dytë. Çështjet e drejtuara nga unë janë nga më të ndryshmet, kryesisht nuk janë përfunduar prej meje por janë marrë në dorëzim nga prokurorë të tjerë të cilët e kanë mbyllur me sukses të gjitha çështjet prej tyre. Gjatë gjithë karrierës time nuk kam përzgjedhur ndonjë çështje për shqyrtim, kjo sepse për mua të gjithë kanë rëndësinë e tyre. Për këtë flasin të gjitha dosjet që kam hetuar, dhe për këtë flasin kolegët me të cilët kam punuar, dhe me ata që shkëmbejmë ide dhe Më lejoni që të paraqes para jush lidhur me këtë pjesëmarrjeje. Situata konkrete kushtetuese, e krijuar nga përfundimi i mandatit të ish-kreut të Prokurorisë së Përgjithshmë unë zgjodha të jem pjesë e garës sepse e shoh situatën në kaos.

Pikat e platformës së prokurores Arta Marku:

Ndryshime të situatës për sekretin hetimor.

Marrëdhënie korrekte ligjore me institucionet

Të zbatohen dispozitat e paketës së reformës në drejtësi 

Nuk do ketë komandime të prokurorëve pa kritet.

Ne fjalen e saj Arta Marku u shpreh se pse vjen ne kete gare. “E shoh Prokurorine ne kaos ndaj edhe kandidoj”.

……

Nis seanca dëgjimore pa praninë e opozitës Arqile Koça hyn i pari në Komisionin e Ligjeve. Manja ka falënderuar Koçën për pjesëmarrjen e tij në, kandidimin e postit të kryeprokurorit të përkohshëm.

Arqile Koça shpalos platformën e tij:

Profesionin e prokurorit e ka ushtuar shumë herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Jam kujdesur për integritetin profesional dhe moral. Kam marrë pjesë në çështje të rëndësishme penale. Kam marrë pjesë në çështjen e Gerdecit, në atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Integriteti profesional dhe moral, ishin dy nga pikat kyçe që Koça ka thënë.

Përveç prokuror, Arqile Koça gjithashtu shprehet se i është dedikuar edhe fushës akademike ku jep mësim në Magjistraturë apo edhe në fakultete private.

Sakaq Arqile Koça shprehet se është në vijimësi të doktoraturës.

Përveç prokuror, Arqile Koça gjithashtu shprehet se i është dedikuar edhe fushës akademike ku jep mësim në Magjistraturë apo edhe në fakultete private.

Pyetje nga Bashkim Fino:

Nëse keni një eksperiencë të gjatë, cili është mendimi juaj për performacën e krerëve ku ju keni punuar?

Është një pyetje që më vendos në një situatë të vështirë për të dhënë përgjigje.

Çfarë do bëni ndryshe në funksion të reformës në drejtësi.

Duke qenë se kam mbrojtur mastarin për “Trafikimin e qenjeve njerëzore”, jam fokusuar në krimin kompjuterik.

Ndër të tjera, Koça u pyet nga deputeti socialist, Adnor Shameti, se si mund të kandidojë për këtë post kur nuk ka Shkollën e Magjistraturës, si një kriter për t’u zgjedhur kryeprokuror.

Kandidati Koça ka befasuar me përgjigjen e tij, teksa tha se sjell prova që formimi i tij është më i madh se i një prokurori që ka mbaruar magjistraturën.

“Sjell prova se formimi im nuk është më i paktë se ai që ka mbaruar magjistraturën. Formimi akademik i imi është më i madh se i një studenti që ka mbaruar shkollën e magjistraturën”, tha Koça.

Pyetje nga: Vasilika Hysi

Si mund ta menaxhoni, dhe cfarë do të ndryshoni në prokurorinë e përgjithshëm.

“Mbarëvajtjen e reformës në drejtësi dhe hetimi penal, janë edhe prioriteti im”, është shprehur Koça.

Bashkëpunim mes prokurorisë dhe Policisë duhet të ndryshojë.

Pyetje nga deputetja Ermonela Felaj: Si do i japësh zgjidhje problemeve duke qenë se vini më shumë nga bota akademike?

Zgjidhjet do të jenë më të mira pasi është mirë  të sjellim një qasje ndryshe.

Pyetje nga Bledi Çuçi:

Unë kam disa pyetje në fakt, por fillimisht mund t’i përgjigjeni me po ose jo dy tri pyetjeve të para, më pas mund të zgjateni më tej gjatë pyetjeve të tjera.

Bledi Çuçi: Nëqoftëse do të caktoheshit në rolin e PPP, a do të mundoheni të keni autoritet mbi dosjes e prokurorëve të tjerë?

Arqile Koça: Përgjigjia ime është e thjeshtë, Jo!

Bledi Çuçi: Keni krijuar një miqësi me ndonjë politikan, i cili nuk është deputet domosdosmërisht. Ose cili është moment i fundit ku keni ngrënë një darkë, ose ndonjë drekë me dikë që është i lidhur me politikën?

Po lidhur me ndonjë politikan i cili ka ndërhyrë në çeshtjet tuaja që keni ndjekur? A

Arqile Koça: Në asnjë moment nga 28 vitet e fundit nuk kam patur ndërhyrje lidhur me ndonjë politikan, ose ndonjë çështje nga ato që kam ndjekur. Unë nuk mund të pranoj se dikush ka ardhur të më tërheqë nga xhaketa, dhe të më kërkojë diçka të tillë. Unë do të konsideroj çdolloj publikimi, çdolloj shprehjeje që mund të bëhet nga politika si ndërhyrje në punën time si PPP.

Bledi Çuçi: Jo, jo unë ju pyeta nëse keni patur ndonjë ndërhyrje nga një palë e tretë drejtpërdrejtë me ju? Arqile Koça: Jo, nuk ka patur!

……….

Siç ishte parashikuar sot, në komisionin e Ligjeve po zhvillohet séance dëgjimore për 7 kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm.

Në fjalën e saj Vasilika Hysi u shpreh se edhe kandidatët e opozitës duhet të jenë në Komision. Dhe kërkoi shtyrje minutazhi deri sa mund të vinë edhe deputetët e opozitës.

Manja tha se nuk ka një shkresë zyrtare nëse do vinë apo jo.

Deputeti Bashkim Fino ndërhyri duke mbështetur Hysin, pra të shtyhej séance deri sa ti bëjnë një thirrje kolegëve të opozitës

Kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm janë:

  1. Ferdinand Elezi – Prokuror në Durrës
  2. Arta Marku – Prokurore në Shkodër
  3. Arqile Koça – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  4. Besnik Muçi – Prokuror i Krimeve të Rënda
  5. Granit Shahu –  Prokuroria e Tiranës
  6. Ermira Tafani – Prokurore në Elbasan
  7. Artur Selmani – Prokuroria e përgjithshme

Përgatiti: AlpeNews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vëmendje vajza/ Këto 10 shenja tregojnë se... Ai ju do më shumë se shoqe!
Previous article VIDEO/ Hëngri bananen në mënyre sensuale në videoklip, ja sa vite burg dënohet këngëtarja e njohur

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT