Deputeti i LSI-se, Lefter Koka, i cili doli kunder vendimit te grupit per te dorezuar mandatin, thekson se vazhdon te jete pjese e partise.
Pas seances se sotme, në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit ai pohoi per marredhenie shume te mira me kryetaren e LSI-se, Kryemadhi. “Kane qene dhe jane marredhenie shume te mira”- ka thene ai.
Pyetur nese vazhdon te jete me pjese e LSI-se, Koka ka thene: Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.
Ai ka pranuar me tej se eshte pro cdo nisme ne Kodin Zgjedhor qe do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë.
“Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor. Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi. Nëse do të vazhdojnë deputetët t’i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës”- tha Koka.


