• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPIANËT TË SHQETËSUAR/ PE miraton rezolutë kundër ndërhyrjes ruse
Home
Nderkombetare

EUROPIANËT TË SHQETËSUAR/ PE miraton rezolutë kundër ndërhyrjes ruse

13 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ligjëvënësit evropianë janë shumë të shqetësuar për lidhjet mes Rusisë dhe partive të ekstremit te djathtë si dhe disa qeverive evropiane siç është rasti i Hungarisë. Kështu thuhet në një rezolutë të miratuar me shumicë votash nga Parlamenti Evropian.

“Parlamenti Evropian kërkon një mekanizëm të gjerë të BE-së që lejon kontrollin e financimit të partive politike dhe masat që duhet ndërmarrë për të shmangur përdorimin e disa partive dhe lëvizjeve për të destabilizuar projektin evropian nga brenda”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta gjithashtu shpreh shqetësim për “potencialisht qindra miliarda euro që pastrohen çdo ditë përmes BE-së nga kompanitë ruse dhe individët që kërkojnë të legjitimojnë të ardhurat e korrupsionit”

Raporti iu bën thirrje vendeve anëtare të BE-së t’i japin fund programeve të “vizave të arta”, shkruan Rel, Transmeton Newsbomb.al.

Programi i “vizave të arta” zbatohet nga disa vende evropiane të cilat sigurojnë viza ose nënshtetësi për të huaj që janë të pasur. Ky program është përballur me kritika nga vëzhguesit pasi vlerësohet se mund të jetë i prekur nga korrupsioni.

Rezoluta e Parlamentit Evropian potencon se Rusia “nuk mund të konsiderohet edhe më tutje partner strategjik” dhe se BE-ja nuk mund të bëj biznes të zakonshëm me Rusinë përderisa Moska nuk i zbaton në tërësi “Marrëveshjet e Minskut” të cilat janë bazë për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës, si dhe rivendosjen e integritetit territorial të saj.

Rezoluta e quajtur “Gjendja e raporteve BE-Rusi” nuk është obligativ megjithatë përfaqëson pozicionin e Parlamentit Evropian në raportet me Moskën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË LUMTUR SA MË S'KA/ Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti çek blejnë shtëpi të re (FOTO)
Previous article TRAGJEDIA AJRORE NË ETIOPI/ Kosova ndalon fluturimet e "Boeing 737-8 Max"

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT