• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUMË LINDJE NË ADOLESHENCË/ Shqipëria me nënat më të reja të Europës
Home
Sociale

SHUMË LINDJE NË ADOLESHENCË/ Shqipëria me nënat më të reja të Europës

13 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Gratë shqiptare janë nënat më të reja të Europës. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat mosha mediane e nënave për herë të parë në Shqipëri është 26.1 vjeç, më të rejat në Europë së bashku me Bullgarinë. Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të vajzave që bëhen nëna në moshë të re, ndërsa ka shënuar në 2017 përqindjen më të ulët të grave që bëhen nëna për herë të parë mbi 40 vjeç.

Në vitin 2017 mosha mediane e nënave për herë të parë varjone ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Mosha mediane më e ulët u shënua në Bullgari, njëjtë si në Shqipëri, e ndjekur nga Rumania me 26.5 vite, Letonia 27.1 vite, Lituania 27.5 vite. Në kontrast, mosha mediane e nënave për herë të parë ishte mbi 30 vjeç në Itali me një moshë mediane prej 31.1 vjeç, Spanjë 30.9 vjeç, Luksemburg 30.8, Greqi 30.4 dhe Irlandë 30.3 vite.

Në krahasim me rajonin Shqipëria ka një diferencë të dukshme për sa i përket moshës së nënave për herë të parë. Në Maqedoni mosha mediane e nënave për herë të parë ishte 26.9, ndërsa në Serbi 27.8.

Në 2017-n ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente

Në 2017-n numri total i lindjeve në Shqipëri ishte 30896, prej të cilave lindje për herë të parë ishin 12,918 lindje. Rreth 10.8% e këtyre lindjeve u kryen nga vajza nën 20 vjeç, çka bën që Shqipëria të renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente, pas Bullgarisë dhe Rumanisë, në të cilat lindjet për herë të parë nga nënat adoleshentë ishin përkatësisht 13.8% dhe 13.9%.

Rreth 72% e lindjeve për herë të parë u kryen nga nëna që i përkisnin moshës në intervalin 20-29 vjeç. Ndërkohë 16.1% e këtyre lindjeve u kryen nga nëna që i përkisnin moshës 30-39 vjeç. Nga ana tjetër Shqipëria ka përqindjen më të ulët të lindjeve për herë të parë nga nëna mbi moshën 40 vjeç. Ato përbënin rreth 1% të totalit të lindjeve për herë të parë në 2017-n.

Për çdo 100 lindje gjatë 2017-s në Shqipëri, 45 ishin lindje për herë të parë, 36 ishin lindje të fëmijës së dytë, 13 ishin lindje të fëmijës së tretë dhe vetëm 4 lindje ishte lindje pas 3 fëmijësh. .Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA/ Ja cilët janë deputetët që do të betohen sot në Kuvend
Previous article JU MERR URIA NATËN? Zbuloni çfarë po ju ndodh e si duhet të veproni

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT