Ditën e djeshme, Monika Kryemadhi gjatë një takimi që zhvilloi në Lezhë u shpreh se ajo vetë nuk kishte asgjë personale me Edi Ramën por vetëm me dështimet e tij.
Sado e bukur të duket si fjali, veprimet e kryetares së LSI e bëjnë shumë të vështirë për tu besuar. Thënë kjo pasi deklaratat e saj, kanë shkuar deri në çështje shëndetësore, sipas saj për jetë a vdekje duke thënë para të gjtihë shqiptarëve se kryeministrit Rama i ka mbetur vetëm pak muaj jetë.
Përmendim këtu edhe çizmen e famshme në Kuvend, që kishte vetëm një shënjestër, atë të kryeministrit edhe pse nuk e arriti.
Të gjitha këto janë një tregues mjaft I fortë se Kryemadhi jo vetëm që ka përdorur deklarata të renda por edhe ka tejkaluar çdo masë që nuk lidhen asfare me dështimin e tij.
Deklarata e sëmundjes në Janar 2019:
Monika Kryemadhi ka thënë se Edi Rama ka edhe pak muaj jetë, për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë, që i është shkaktuar nga drogërat që konsumon.
“Për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dh klinike.
E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë le të pyes pedagogët e Fakultetit të Shkencave të natyrës që i ka anëtarë të PS-së që i ka dhe anëtarë të grupit parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël të cilat nuk duken në pamje të jashtme apo në formulat kimike por është në të dhënat e tyre në bazë të izotopeve.
Izotopet e alkooloideve për të gjithë ju shqiptarët, që janë drograt, izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta, ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve.
Çfarë i thonte në Kuvend në dhjetor të 2018:
“Mos pi mall se të bën keq për astmën, ta thotë doktoresha këtu!”
Momenti kur Monika Kryemadhi gjuan me këpucë në drejtim të Edi Ramës
Me thirrje dhe britma kundër Ramës, Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur por e ka goditur me këpucë dy herë dhe më pas ka hedhur drejt kryeministrit dosjet që ka gjetur para.



