• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS “GAFËS” SË OPOZITËS ME STUDENTEN/ Reagon DAP: Është e verifikueshme renditja, kriteri i vetëm…
Home
Sociale

PAS “GAFËS” SË OPOZITËS ME STUDENTEN/ Reagon DAP: Është e verifikueshme renditja, kriteri i vetëm…

12 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryeminstri Rama zhvilloi sot një takim me 373 studentët ekselentë që kanë filluar punë në administratën publike nëpërmjet platformës punëembarë.al, me kriter të vetëm mesataren e shkollës së lartë, e cila duhet të ishte nga 9 deri në 10.

Pas këtij takimi publik, përfaqësues të opozitës dhe media pranë saj, pretenduan se një nga studentët ekselente kishte punuar më parë në bashkinë e Tiranës dhe sipas tyre, portali punëtëmbarë.al nuk garantonte meritokraci.

Këtij pretendimi i është përgjigjur në studion e ERTV, Drejtoresha e Derpartamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, që ka menaxhuar edhe gjithë procesin e kualifikimit të fituesve.

Sipas saj, kriteri i vetëm i kualifikimit deri në përzgjedhjen e fituesve të vendeve të punës ka qënë mesatarja e studimeve të studentit dhe asnjë lloj kriteri tjetër, qoftë edhe ndonjë eksperiencë e mëparshme pune. Albana Koçiu sqaroi se studentja në rastin konkret, pasi aplikoi me mesataren e saj të lartë, u rendit e 71-ta në listë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, pasi çdo gjë është transparente.

“Të gjithë ata studentë që sot ishin prezentë në sallë, të 373 studentët ekselentët, të cilët përzgjodhën pozicione pune, janë aty vetëm bazuar në rezultatet që kanë marrë në shkollimin e tyre. Ne ishim plotësisht transparentë duke publikuar të gjithë emrat e atyre që erdhën dhe shprehën interesin, së bashku me mesataren e tyre, së bashku me fakultetin ku kanë mbaruar, së bashku me grupet e pozicioneve për të cilat janë kualifikuar. Shpalljet janë publike në platformë dhe emri i vajzës është publik aty, si dhe mesatarja e saj. Ajo erdhi me të drejtën e saj, me meritën e saj, me mesataren e saj, ka qënë e 71-ta në listë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Sigurisht që kushdo nga ekselentët që ishin në sallë ka një eksperiencë të vetën personale më parë, ka miq e shokë kudo, por këto nuk janë kriteri i përzgjedhjes në këtë rast. Në këtë rast kriteri i vetëm është dhe do të mbetet mesatarja e studentes, ashtu siç është përcaktuar edhe në vendimin e këshillit të ministrave për këtë nismë”, tha Drejtoresha e DAP.

Koçiu shtoi se sot ka filluar edhe faza e dytë, e prezantimit të ekselentëve që kanë përzgjedhur vendet e punës jashtë shërbimit civil dhe aktualisht janë 375 të kualifikuar për vendet e punës jashtë shërbimit civil, ndërkohë që janë 202 vende të tilla pune.

ERTV Intervista🎤: Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, mbi momentin kulmor të një procesi që ka nisur për të mos u ndalur, mirëseardhjes së 373 studentëve ekselentë në administratën publike, të cilët do të sjellin të gjitha virtytet për ripërtëritjen e kësaj të fundit🤝

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 12. März 2019

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ Allegri synon të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article DËSHTOI MË ZINEDINE ZIDANE/ Juventusi tenton një tjetër trajner francez, ja emri i bujshëm

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT