• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E GODITI 20 HERË ME THIKË/ “Tony Montana”  SHQIPTAR vrau shokun e tij, i VODHI…
Home
Aktualitet
Kronikë

E GODITI 20 HERË ME THIKË/ “Tony Montana” SHQIPTAR vrau shokun e tij, i VODHI…

12 March, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar në Britani të Madhe ka dalë përpara gjyqit sot i akuzuar për vrasjen e shokut të tij.

Mane Driza 41 vjeç, të cilit miqtë i flasin edhe Tony Montana, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur më 22 qershor 1999 në një apartament në veri të Londrës. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë.

Mane Driza, i cili mohon vrasjen, sulmoi mikun e tij pasi mendonte se i kishte vjedhur unazën e martesës, tha Prokuroria në seancën gjyqësore.

Në atë kohë, Driza ishte 21 vjeç dhe punonte si punëtor ndërtimi.

Ai u kishte thënë shokëve të punës se do të vriste mikun e tij shqiptar, madje duke i kishte kërkuar njërit prej tyre që t’i blinte një thikë.

Autoritetet britanike në atë kohë kishin përdorur kamerat e sigurisë në rrugë për të gjurmuar autorin e dyshuar të vrasjes së Stefan Bledar Mone.

I pandehuri ishte kapur nga kamerat duke u kthyer në banesën e tij dhe i plagosur rëndë.

Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë.

E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi.

Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave.

Por autori i dyshuar, Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes.

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi.

Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë.

Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës.

Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria.

Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës.

Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Teuta-Kukësi, Ndeshje e çmendur në Durrës, Hakaj barazon shifrat
Previous article PARA NDESHJES SË MADHE/ Tre "spiunë" të Torinos takohen me Diego Simeonen (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT