Gjatë takimit me strukturat e LSI në Cërrik, kryetarja e kësaj force Monika Kryemadhi foli edhe njëherë për rrëzimin e Edi Ramës dhe rëndësinë e protestës së 16 majit.
Ndër të tjera Kryemadhi u shpreh se shitblerja e votës (që në fakt i rëndon më shumë LSI se çdo partie tjetër), dhe dosjet 339 dhe 184 po mbajnë peng integrimin e Shqipërisë në BE.
Ky në fakt, duket si një “blof” i madh i luajtur nga Kryemadhi, pasi jo më larg se 1 javë më parë ndërkombëtaret thanë njëzëri se e vetmja gjë që po e mban larg Shqipërinë nga Europa ishin protestat e dhunshme të opozitës.
Për më tepër, ata përdorën edhe termin “keni minuar mundësitë”.
Deklarata e Monika Kryemadhit sot në Cërrik:
“Shikojmë kudo, mitingjet madhëshotre. Sa më të bukura ti bëjë, me sa më shumë njerëz aq më shumë para harxhohen. Buxhetin e shtetit e vë në favor të imazhit të tij. Një nga diskutimet më të mëdha është: po tani çfarë do të ndodhi? Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Ne nuk duam as pushtet dhe as të themi që të bëjnë siç duam ne. kërkojmë vetëm daljen para përgjegjësisë të atyre që blenë vota me krimin e organizuar. Reforma zgjedhore është zgjidhja e dosjeve 339 dhe 184. Na mbajnë peng për integrimin në Europë. Ne jemi shumë të qartë në kërkesën tonë ndaj atyre që kanë vjedhur dhe kanë kërcënuar njerëzit për votën. Ne duam daljen e tyre para drejtësisë”, u shpreh Kryemadhi.
Përgatiti: AlpeNews.al


