• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE TË OPOZITËS/ PS mbledh aleatët: PD dhe LSI duan të rikthejnë kaosin e ’97, por…
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE TË OPOZITËS/ PS mbledh aleatët: PD dhe LSI duan të rikthejnë kaosin e ’97, por…

12 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialistë ka mbledhur sot aleatët e saj dhe ka publikuar një deklaratë të përbashkët për situatën politike në vend.

Qendrimi është publikuar nga Sekretari I Përgjithshëm I PS, Taulant Balla dhe kjo deklaratë është firmosur nga 23 partitë aleatë të PS-së,

 

Në deklaratë theksohet se PD dhe LSI po kërkojnë të destabilizojnë vendin dhe të rikthejnë vendin në kaosin e ‘97-’98.

Por në deklaatë thuhet se partitë politike të spektrit të majtë do të hartojnë një plaftformë me anë të të cilës do të garantojnë fitoren në zgjedhjet e 30 qershorit.

 “1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98.
3. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
4. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor”, thekson deklarata.

 Deklaratë për Shtyp
Partitë politike të mbledhura në një tryezë konsultimi, thirrur nga Partia Socialiste:
– duke analizuar situatën politike në vend,
– duke gjykuar braktisjen e Kuvendit të Shqipërisë nga një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI,
– duke konsideruar reagimin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,
– duke inkurajuar pa rezerva hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE,
– duke mbështetur me të gjitha energjitë funksionalitetin e shtetit dhe normalitetin shoqëror,
– duke këmbëngulur për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit,
– duke theksuar rëndësinë politike të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të këtij viti,

DEKLAROJMË SE :

  1. Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.
    2. Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve ‘97 e ’98.
    3. Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
    4. Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
    5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

Partia Socialiste
Partia Social Demokrate
Partia Demokracia Sociale
Aleanca Popullore
Partia Socialiste e Moderuar
Aleanca Demokratike
Partia e Gjelbër
Partia e Unitetit Kombëtar
Partia G99
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
Partia e Reformve Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
Partia e Punës së Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori
Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
Partia Kristiandemokrate
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia e Çështjeve Shqiptare
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
Partia Fronti i Majtë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË "TERMINATORI" I FUTBOLLIT/ "Pleshti" ka shënuar gola në çdo fazë Championsit, ja raundi më produktiv
Previous article NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT/ Solskjaer do largojë dështakun e "Djajve të Kuq"...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT