• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Berisha citoi rastin italian në Grupin e PD/ Rama: Opozitën e kam në malin Aventino, por unë nuk jam Musolini!
Home
Shqipëri

Berisha citoi rastin italian në Grupin e PD/ Rama: Opozitën e kam në malin Aventino, por unë nuk jam Musolini!

12 March, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Në përplasjen e argumentave mes palëve, nëse djegia e mandateve të deputetëve të Parlamentit nga ana e opozitës shqiptare ka apo jo një tjetër precedent në historinë e politikës botërore, ka dalë në skenë rasti italian i viteve ’20 të një shekulli më parë.
Megjithëse nuk është thënë publikisht nga mediat, gazetarët mësuan që ditën e parë të këtij debati, zhvilluar fillimisht me dyer të mbyllura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD se këtij rasti i është referuar ish Kryeministri Berisha. I cili thuhet se e ka sjellë si shembull për të ilustruar se PD nuk është e para që po e hedh këtë hap për të dalë jashtë sistemit.
Po çfarë është ky rast dhe kush është historia e saj dhe a ka ngjashmëri mes saj në Italinë e fillim shek. XX dhe rastit aktual të Shqipërisë së 100 viteve më pas?
“Në Shqipëri opozita është jashtë Parlamentit. Ata janë tërhequr në “malin Aventino” siç thoni ju italianët në një shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja”. Kështu ka deklaruar Edi Rama në të përditshmen italiane “Libero” në një intervistë dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi, i cili ishte edhe një nga pjesëmarrësit e panelit të debatit në studion e emisionit “Porta a Porta” të gazetarit të njohur Bruno Vepsa.
Rasti që ka cituar Berisha me sa duke tështë edhe ai që Edi Rama e përmend në intervistën e tij më të fundit. Ky kazus është është një nga momentet më të zeza të historisë politike italiane dhe europiane, që çoi drejt instalimit të regjimit fashist në Itali.
Historia me pak fjalë është kjo:
“Në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. Të grupuar në një sallë tjetër të parlamentit, deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati.
Opozita italiane e mori shembullin e saj nga periudha e antikitetit, ku plebenjtë të cilët pasi fituan disa të drejta të ngjashme me patricët, për ti ruajtur ato sa herë që u prekeshin tërhiqeshin në njërën prej shtatë kodrave të Romës, në Aventino deri sa gjendja të ndryshonte.
Por kjo, lëvizje e opozitës antifashiste italiane shpesh është kritikuar nga historianët sepse ajo i la Musolinit dorë të lirë të instalonte në itali diktaturën e tij mizore, që do të merrte fundd pas dy dekadash kur Duçen do ta varnin së bashku me të dashurën e tij në sheshin Loreto të Milanos.”
Se ku qëndron ngjashmëria mes këtyre dy rasteve në historinë politike europiane, apo edhe në atë italiane e shqiptare, këtë le ta gjykojnë tashmë të gjithë. Qoftë brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Alpenews.al  
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS RIKTHIMIT NË "BERNABEU"/ Revista e njohur godet me “parashikimin” për Zidane, ja shkaqet
Previous article "NDIZET DRITA JESHILE" TEK INTERI/ Ja dy lajmet e mira për Spalletin në prag të sfidës Europa League

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT