Blerta Dervishi përveç shtëpisë, rrezikon të mbetet pa punë.
Punonjësja e “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit, është pezulluar nga detyra, pas përleshjes dje me kolegët e saj për të mbrojtur shtëpinë te “Petro Nini”, që Përmbarimi do t’ia shembë pas një vendimi gjykate.
“Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”, ka thënë ajo pas pezullimit.



