Shumë prënë nisjes së seancës dëgjimore të kryeprokurorëve të përkohshëm, ka dal në një deklaratë për mediat Ulsi Manja. Në ketë dalje për mediat Manja njoftoi degjesen qe do te mbahet sot ne oren 15:00 ku do te njihen me shtatë kandidatët për Prokurtorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.
“Ftoj opozitën të marrë pjesë në seancën dëgjimore. Nëse kanë pikëpyetje, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. I ftoj kolegët të bëhen pjesë e këtij procesi në këtë fazë ku jemi, sepse po u japim mundësi 7 kandidatëve që të komunikojnë me opinionin publik. Është detyrimpër Kuvendin zbatimi i ligjit për funksionimin e Prokurorisë, është detyrim t’i japë zgjidhje ligjore kësaj situate të krijuar lidhur me vakancën e Kryeprokurorit. Sa i takon vendimmarrjeve të Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese që shprehet”.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dëgjesës. Sakaq Manja ka siguruar se procesi do të jetë transparent. Duke komentuar leximin e kushtetutes nga kreu i demokratëve, Manja u shpreh se: Nuk eshte njësoj si te ta lexojne kushtetuten, si të ta thone edhe si ta lexosh. Manja: “Kur Kushtetutën ta citojnë të tjerët mund të gabosh”. /AlpeNews.al


