Djegia e mandateve nuk ka rezultuar aq edhe e “fortë” për opozitën. Thënë kjo pasi si LSI si dhe PD janë lënë në baltë nga disa prej deputetëve të tyre si dhe kandidatëve të vendosur nga vetë ata.
Ndërkohë që Lulzim Basha ndodhet sot jashtë Kuvendit, vendin e tij e zë Majlinda Halilaj, kandidatet për qarkun e Tiranës.
Mirëpo duket se Halilaj është thuajse një “fantazëm” në jetën politike të vendit. Ajo nuk ka asnjë fjalim, asnje dalje publike apo edhe ndonjë foto rastësore të kapur gjetkë nga kamerat.
Nuk ekziston një CV e saj dhe madje as edhe nje deklaratë se përse e pranoi mandatin ose që e pranoi atë.
Duket disi e vështirë pozicioni që do të mbajë Halilaj, duke marrë “vendin” e kreut të opozitës në Kuvend.
Megjithatë, asnjëherë nuk i dihet.
Përgatiti: AlpeNews.al


