• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VENDIMI PËR DRITAN DAJTIN/ Si ia hoqën dënimin e përjetshëm 269 faqet  (DOKUMENT)
Home
Breaking News

ZBARDHET VENDIMI PËR DRITAN DAJTIN/ Si ia hoqën dënimin e përjetshëm 269 faqet (DOKUMENT)

11 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që i hoqi burgimin përjetë Dritan Dajtit. Top Channel mësoi ekskluzivisht se, në afatet e fundit kohore, gjyqtarët dorëzuan 269 faqet me argumentet e tyre që sollën ndryshimin e dënimit të 47-vjeçarit, për vrasjen e 4 efektivëve të policisë 10 vite më parë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka shfletuar argumentet e pesëshes së gjyqtarëve.

Pesë gjyqtarët e deleguar për çështjen “Dajti” zbardhën dhe dorëzuan vendimin në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda pikërisht në momentin e fundit kur edhe skadonte afati 30-ditor për dorëzimin e tij.

Gjyqtarët argumentojnë vendimin se përse ata aplikuan gjykimin e shkurtuar, duke sjellë në këtë mënyrë zbritjen e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burgim, për akuzën e vrasjes së 4 oficerëve të Policisë së Shtetit.

Si argument kryesor sillet jurisprudenca e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, e madje edhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që e parasjell ritin e gjykimit të shkurtuar si një e drejtë për të pandehurit.

Me këtë argument, gjyqtarët e Apelit thonë se duhet rrëzuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte kundërshtuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit thonë se Dritan Dajti duhet ta vuajë dënimin me 25 vite burgim në një burg të sigurisë së lartë.

Nga ana tjetër, gjyqtarët në vendimin prej 269 faqesh rrëzojnë pretendimin e Dritan Dajtit se ai ishte qëlluar gjatë aksionit nga efektivë policie, të cilët ai nuk i kishte identifikuar. Kjo kërkesë është e pabazuar, shprehen gjyqtarët, pasi i ndjeri Fatos Xhani ka thirrur “Ndal policia” dhe kjo vërtetohet nga dëshmitë.

Por, gjykata evidenton si problematike përfshirjen në këtë operacion të njësisë speciale, që nuk kishte në fokus arrestimin e personave të rrezikshëm. Nuk u arrit të qartësohet – thuhet më tej, – se përse përgjimi dhe vëzhgimi u transformuan në pak çaste në një aksion për kapjen e Dritan Dajtit. Madje, gjykata vendos në pikëpyetje edhe dëshminë e policëve të mbijetuar që kanë dëshmuar se ishin instruktuar përpara se të niseshin në operacion, pasi sipas gjykatës, ndryshimi i beftë i aksionit i ka gjetur ata të papërgatitur.

Përdorimi i një armë të paidentifikuar në aksion, – thuhet më tej, – e bëri të pamundur faktin se kush e ka përdorur këtë armë, me të cilën u plagos Dritan Dajti. Punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë minimale, – thotë gjykata, – për të mbrojtur jetën e tyre gjatë këtij operacioni. Por, kjo gjë nuk e legjitimonte Dritan Dajtin të qëllonte drejt tyre, shpjegohet më tej.

E në këtë pikë, Gjykata e Apelit, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke shpallur fajtor Dritan Dajtin për vrasjen e Kastriot Feskajt, Fatos Xhanit, Altin Dizdarit dhe Sajmir Duçkollarit. Dritan Dajti shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për vrasjen e Ledion Marës, i cili sipas gjyqtarëve të Apelit u gjend në vatrën e shkëmbimit të zjarrit dhe është qëlluar nga një person tjetër, e jo nga Dritan Dajti.

Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 15 ditë kohë për të dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "F1 "BOTËRORI 2019"/ Britaniku Ross Brawn zbulon fituesin, ja kampioni i ri
Previous article 5 VEPRIMET QË NDRYSHOJNË "LOJËN" E MODËS/ Jua bëjnë garderobën të duket sipas trendit të momentit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT