• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JO PËR SHKAK TË MADUROS”/ Protestuesit në Venezuelë përleshen me forcat e sigurisë
Home
Nderkombetare

“JO PËR SHKAK TË MADUROS”/ Protestuesit në Venezuelë përleshen me forcat e sigurisë

11 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me forcat e sigurisë të shtunën në një vend të caktuar për demonstratat në kryeqytetin venezuelian të Karakasit, duke shprehur zemërimin për një ndërprerje të energjisë në mbarë vendin dhe efektet e një paqëndrueshmërie ekonomike dhe politike që ka zgjatur për vite të tëra.

Përkrahësit e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido u mblodhën në Avenida Victoria, duke brohoritur SHBA, SHBA. Ata gjithashtu i quajtën “vrasës” policinë e trazirave ndërsa u përleshën me mburojat e tyre. Policia më vonë u tërhoq nga zona.

“Jemi duke jetuar një mizori prej shumë vitesh. Po shohim mungesën e të gjitha shërbimeve, plotësisht, të të gjitha shërbimeve. Jemi të lodhur nga mungesa e energjisë elektrike, jemi të lodhur nga mungesa e ushqimit, jemi të lodhur nga represioni, jemi të lodhur nga të gjitha fatkeqësitë e mbledhura së bashku. Paratë, transporti, energjia elektrike, ushqimi – janë shumë mungesa. Njerëzit duan një përgjigje të shpejtë”, thotë protestuesi Carlos Fontal.

Pjesa më e madhe e vendit mbeti pa energji elektrike pas ndërprerjes të enjten, një nga ndërprerjet më të gjata, shkaku i të cilit mbetet i panjohur. Ndërprerja përkeqësoi krizën politike dhe ekonomike të Venezuelës, duke rrezikuar pacientët e spitaleve dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe bizneseve.

“Qeveria duhet të ndërgjegjësohet. Kjo trazirë që po fillon këtu është për shkak të mungesës së energjisë, jo për shkak të Maduros, jo për shkak të ndonjë gjëje tjetër. Ne jemi këtu për të protestuar në mënyrë paqësore sepse duam energji elektrike. Kjo është e gjitha. Nuk duam asgjë tjetër. Duam energji elektrike”, thotë Stefany Contreras.

Shërbimet rifilluan dalngadalë në Caracas dhe në shtetet e Mirandës dhe Vargasit, ku ndodhen aeroporti ndërkombëtar i vendit dhe porti kryesor. Ndërprerja vazhdon në shtetet perëndimore të Tachiras dhe Zulias ndërsa energjia elektrike në shtetet e tjera perëndimore është e paqëndrueshme.

Partia Socialiste e Presidentit Nicolas Maduro bëri thirrje për një demonstratë rivale për të protestuar ndaj asaj që ajo e quan qasje imperialiste e Shteteve të Bashkuara ndaj vendit të pasur me naftë. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të dëmshme ndaj qeverisë në përpjekjet për të ndërprerë burimet e financimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA E KUPTUAR/ Këto janë 6 mëkate që po i bëjmë lëkurës
Previous article SHERRI ME PEREZ-MARCELO/ Sergio Ramos: Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofike, nuk jam...

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT