• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “HAJDARI”/ Izet Haxhia në Apel, ka një kërkesë për gjykatën: Dua…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “HAJDARI”/ Izet Haxhia në Apel, ka një kërkesë për gjykatën: Dua…

11 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, tashme ne burg ka kerkuar sot ne seancen ne Apelin e Tiranes nderrim te trupes qe do ta gjykoje. Permes avokatit te tij, ai ka kerkoi kohe qe te pergatise kerkesen per perjashtim te trupi gjykues.

izet1

 

Ai ka kerkuar te gjykohet nga gjyqtare qe kaluan vetingun. Pas kesaj, gjykata ka vendosur te marre kohe per shqyrtimin e kerkeses dhe ka njoftuar se seanca do te filloje serish ne 12:45.

Kujtojme se Haxhia ka kerkuar rigjykimin e dosjes se “Azem Hajdarit”, vrasje per te cilen ai eshte denuar me 25 vjet burg.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e ankimimit Izet Haxhisë, ndërkohe qe eshte gjykata e Apelit, ajo qe do te vendose nëse çështja do të rigjykohet apo jo.

ANKIMIMI

Në materialin prej 20 faqesh, Izet Haxhia kërkon marrjen në shqyrtim të kërkesës së tij dhe prishjen e vendimit të Shkallës së Parë. Ai madje ka edhe një kërkesë të posaçme, që është ballafaqimi me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Sipas Haxhias, ka qenë ky i fundit që e ka akuzuar atë drejtpërdrejt për vrasjen e Azem Hajdarit.

Përveç Berishës, Haxhia kërkon edhe 39 dëshmitarë të tjerë, që të dëshmojnë përpara gjykatës në lidhje me rastin e tij. “Unë dua të ballafaqohem me Sali Berishën dhe nuk e personalizoj aspak këtë këmbëngulje, pasi unë akuzohem si vrasës i Azem Hajdarit e pasi unë duhet të merrja me mend ç’kishin në mend ata që e vranë, ndërsa shtetasi Sali Berisha që e nxjerr në pritë sikur të ishte bodigard deputetin dhe shikon nga dritarja pastaj ngjarjen dhe pas 20 minutash del e bën edhe pretencën si prokuror, s’ka asnjë përgjegjësi. Kam shumë pyetje në përballjen me shtetasin Sali Berisha, por dy janë më kryesoret: përse e donte të vdekur idealistin Azem Hajdari; përse më kërkonte të vdekur pas kësaj edhe mua me dy vëllezërit e mi, ndërsa në pamundësi të kryente këtë akt makabër, na dhuroi 50 vjet burgim, duke na akuzuar si vrasës pa qenë të tillë”, shkruan Izet Haxhia në kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia liston edhe 39 dëshmitarë të tjerë, të cilët janë deputetë dhe ish-deputetë, gazetarë etj. Ndër ta përmendim ish-Kkryeministrin Fatos Nano, ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi, ish-deputeten Topalli, Jemin Gjana, Genc Pollo, Vili Minarolli, Spartak Poçi, Petro Koçi etj..

Gjithashtu, në listën e dëshmitarëve që kërkon Izet Haxhia janë edhe Nehat Kulla e Jaho Mulosmani. Më tej, në kërkesë, Izet Haxhia përmend edhe një sërë provash që duhet të merren parasysh nga Gjykata përpara se të shprehet. Përmendim këtu tabulatet telefonike të të gjitha numrave celularë që kanë mbajtur persona që paraqesin interes për çështjen sipas inventarit të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, blloku i shënimeve sekrete të Perikli Tetës, i cili mendohet se ka mbajtur të tilla për periudhën para dhe pas vrasjes së Hajdarit. Blloku i shënimeve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi etj..

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKESA TË SHUMTA PËR REVANSH/ Mayweather u kthen përgjigjen epike: Askush nuk më...
Previous article E BUJSHME NGA FRANCA/ Neymar përfundon nën hetim për shkak të...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT