• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARBEN BILALIT NË SELITË/ Krijohet identikiti i vrasësve të ish-policit, gjurmët…
Home
Breaking News

VRASJA E ARBEN BILALIT NË SELITË/ Krijohet identikiti i vrasësve të ish-policit, gjurmët…

11 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor që po heton ekzekutimin mafioz të ish-policit Arben Bilali në 30 Janar në Tiranë ka krijuar identikitin e dy personave që morën pjesë në atentat.

Nga gjurmët e ADN-së dhe të gishtave të gjetura në makinën që u përdor në vrasjen e 50-vjecarit janë përfituar dy profile gjenenetike. Profilet janë krahasuar dhe janë të identifikuar si persona me precedentë penalë, të dyshuar si vrasës me pagese. Gjatë kësaj kohe hetuesit kanë këqyrur disa kamera sigurie në zonën ku ka lëvizur më tepër viktima disa ditë para vrasjes.

 

Në këto pamje është mundur të fiksohet një makinë, e cila ka ndjekur gjatë gjithë kohës Bilalin. Përveç kamerave ky automjet është fiksuar edhe nga miqtë e viktimës me të cilët ai shoqërohej. Burimet i thanë Tv Klan se disa numra telefoni janë vënë në përgjim.

Nga ky veprim hetimor pritet të përfitohen prova të rëndësishme, pasi mund të faktohet nëse mbajtësit e tyre kanë qenë në vendet ku ka qëndruar Arben Bilali. Oficerët e policisë kanë ripyetur familjarët e viktimës, por dëshmitë nuk kanë mundur të zbulojnë motivin e krimit.

Arben Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi përpara banesës së tij. Autoret pas kësaj braktisën mjetin e tyre ne Sauk, në zonën e Mjull bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor. Pavarësisht se e kishin spërkatur mjetin me benzinë, autorët nuk munden t’i vinin flakën për shkak të frikës se do zbuloheshin nga policia. Ky ishte dhe gabimi i tyre pasi në mjet lanë gjurmë të cilat kanë bërë që grupi hetimor të jetë shumë afër zbulimit të ekzekutuesve, por jo porositësit. Pista kryesore që po ndjek prokurori në hetimin e kësaj çështje është ajo e hakmarrjes. Atij më parë i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë dhe motivi është po i njëjti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËNI KUJDES KUR PASTRONI SHTËPINË/ Këto gabime mund të ndikojnë në shëndetin tuaj
Previous article NDËR VITE/ Unazat e fejesës që Jennifer Lopez mori nga partnerë të ndryshëm

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT