• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEPROKURORI I PËRKOHSHËM/ Kryemadhi: Dëgjesa e sotme është e paligjshme, ne nuk marrim pjesë
Home
Shqipëri

KRYEPROKURORI I PËRKOHSHËM/ Kryemadhi: Dëgjesa e sotme është e paligjshme, ne nuk marrim pjesë

13 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas kreut të demokratëve në konferencë me gazetarët ka dal edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurorit t ëpërkohshëm. E pyetur a do të marr pjesë LSI në seancën dëgjimore ditën e sotme që do të mbahet në orën 15:00 tek Komisioni i Ligjeve, Kryemadhi është shprehur se kjo dëgjesë është e paligjshme dhe nuk mund të mbahet.

Sakaq Kryemadhi eshtë shprehu se LSI nuk do te marr pjese ne kete seance degjimore.

“KLP dhe KLGJ duhet të ishin ngritur, s’janë ngritur për shkak të Shoqërisë Civile të cilët duhet të kishin përfaqësuesin e tyre. Protestuan për reformën në drejtësi dhe sot që klasa politike është gati, Shoqëria Civile, edhe si një nga hartueset e reformës në drejtësi, janë ata të cilët nuk japin kandidatin e fundit për KLP. Kjo për qëllim mosngritjen e KLP, dështimin e kryeprokurorit të përgjithshëm, dhe mosngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit. Këto ngrejnë dyshime të mëdha për mosfunksiomin e reformës në drejtësi”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI e cilësoi të paligjshme mbledhjen e sotme të komisionti të ligjeve ku do zhvillohet seanca e dëgjesave me kandidatët për Kryeprokur, ndërsa kujtoi se Kushtetuta nuk parashikon Kryeprokuror të Përkohshëm.

“Mbledhja e komisionit të ligjeve sot, është e paligjshme. Dëgjesat i bën KLP, janë të shkruara në Kushtetutën e votuar me 140 vota. Dëgjesat e kandidaturave për Kryeprokurorin i bën KLD. Zgjedhja e prokurorit të përkohshëm nuk parashikohet në Kushtetutë. Nëse e zgjedhim kryeprokurorin e përkohshëm, nuk e dimë sa do rrijë, një muaj, dy muaj? Sepse pa anëtarin e Shoqërisë Civile nuk do ngrihet KLP dhe as KLGJ. E duan të mbyllin dosjet që flenë në zyrën e Prokurorisë?”, tha kryetarja e LSI.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama ironizon deklaratat e Bashës: SHBA-BE duan të shkelin Kushtetutën?
Previous article Kostot e ngacmimit seksual në vendin e punës në Azi

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT