Teksa i kanë kërkuar të bëjë një koment për deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu që tha dje se politikanët kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe se ajo nuk ka vdekur, Lulzim Basha tha se ti kërkosh Kuvendit të mos bëjë vetingun e kryeprokurorit kjo do të jetë një thikë në shpinë të reformës në drejtësi.
“Nuk kam komentuar dhe nuk komentoj asnjëherë ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik, kushdoqoftë, t’I kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën apo t’i kërkojë Kuvendit që të mos bëhet vettingu i Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kjo do të ishte jo vetëm pa sens, por do të ishte një thikë në shpinë të reformës në drejtësi, për të cilën kanë kontribuar në veçanti, të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar”.


