Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Dibër.
Sipas raportimeve të para , njoftohet se nga të shtënat është plagosur një 32 vjeçar, me iniciale V.K.
Ai është plagosur nga shtetasi me iniciale A.SH., 33 vjeç.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes.


