Një histori si në filmat mafioz, ashtu është edhe kjo e italianes 64 vjeçare që dha urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit Astrit Lamaj vetëm sepse kështu vepronte ajo.
Thënë kjo, pasi para Astritit në një lidhje tjetër, 64 vjeçarja i kishte thyer krahët e tij, dyshohet për motive të tradhëtisë.
Historiku i ngjarje makabër:
Astrit lamaj ishte zhdukur një janar të 2013, ai kishte një lidhje romantike me Carmela Sciacchitano.Kjo e fundit u martua për herë të parë me një burrë nga Siçilia, më pas u zhvendos në veri të Italisë ku u njoh me një argjendar me të cilin kishte lidhje dhe u bë zonja e disa bizneseve të “TelesalesRjetit A”, ku kishte restorante, bare në Genoa por marrëdhënia e tyre përfundoi në spital pasi burrit i kishin thyer krahët. Të njëjtin fat po edhe më keq do ta kishte edhe shqiptari Astrit Lamaj.
Si u vra shqiptari:
Trupi i tij u mor më tej në bagazhin e një makine, më tej në një makinë të dytë, derisa mbërritën në Senago. Atje, u futën brenda një rezidencë “Villa degli Occhi”, ku njëri prej vrasësve kishte punuar në rinovimin e një apartamenti. Ai kishte dijeni për një mur të jashtëm në vilë, ku bashkë me bashkëpunëtorët, rrëzuan një pjesë të murit duke futur atje trupin e viktimës, dhe më tej e mbyllën sërish murin. Nëse nuk do të ishte për bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë, – tha prokurori i republikës së Monza Luiza Zanetti.
AlpeNews.al, sjell fotogaleri të saj, të cilat në pamje te parë të japin idenë e një gruaje që i pëlqen thjeshtë të shijojë jetën… e jo të jetë e lidhur me mafiat me të rrezikshme italiane.








