• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ah kjo opozita, me sa shumë kontradikta!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ah kjo opozita, me sa shumë kontradikta!

10 March, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ne kemi opozitën më të lezetshme në botë dhe ja përse:
– Thonë jemi më pro europianët, por BE nuk e dëgjojnë kur u thotë që të mos i djegin mandatet e deputetëve, se po djegin integrimin e vendit.
– Thonë jemi më pro amerikanët, por SHBA nuk e dëgjojnë kur u thotë protesta “PO”, por dhunë “JO”.
– Thonë jemi më pro Trumpit, por administratën e tij nuk e dëgjojnë kur u thotë se reformën e drejtësisë në Shqipëri, nuk mund ta pengojë dot më, askush.
– Thonë jemi euroatlantikë, por intervistat i japin në mediat ruse dhe transmetimet live bëhen nga televizioni i Putinit.
– Thonë që do të dëgjojmë se çdo na thotë populli, por populli ia ka thënë se çduhet të dëgjojnë kur i votoi në 2017 për të qëndruar deri më 2021 në opozitë.
– Thonë se do hedhim Edi Ramën në “Lanë”, por atje flakën veç kontratën me votuesit e tyre.
– Thonë se dolëm nga sistemi, për ta rregulluar atë, por është njësoj si të hidhesh nga makina në ecje, me pretendimin se kështu ajo do të mbërrijë më shpejt dhe më e sigurtë në destinacion.
– Thonë që protestat do të jenë popullore, por nga Tirana në Fier, Shkodër, Korçë e Gjirokastër në krye të tyre janë vetëm liderët e opozitës dhe ish deputetët e tyre.
– Thonë se qytetarët po dalin në sheshe, por të vetmit qytetarë në këtë histori, janë ato që mbeten pa shërbime nga bashkitë që drejtohen nga opozita sepse e gjithë administrata e tyre mbyll dyert dhe niset me urdhër nëpër sheshe.
Thonë e çnuk thonë, por ajo që po kuptohet çdo ditë është se: Tjetër gjë po thonë, tjetër gjë po bëjnë e tjetër gjë duan.
E ajo që duan, është ai i shkretë pushteti në tavolinë, meqë PS dhe Edi Ramën me zgjedhje, nuk e mundin dot.
E sigurtë është se në fund kështu siç po veprojnë, do të marin nga shqiptarët, veç atë që do meritojnë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ Tiago Silva drejt rikthimit në Itali, ja ekipi që e kërkon
Previous article INTERVISTA/ Hand kundër vendimeve të opozitës: Zhgënjim i madh që pas tre dekadash merremi me këto lloj situatash në Shqipëri

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT