• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VËLLAI VRET VËLLAIN NË PEQIN/ Detajet e reja nga ngjarja e rëndë: Telefonata me prindërit…
Home
Breaking News

VËLLAI VRET VËLLAIN NË PEQIN/ Detajet e reja nga ngjarja e rëndë: Telefonata me prindërit…

10 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë qe ndodhi mbrëmjen e djeshme në Peqin, kur vëllai i vogel vrau me armë vëllanë e madh, teksa ktheheshin pasi kishin kullotur bagëtinë.

Dy vëllezërit Lleshi, njëri 20 dhe tjetri 13, kishin dalë në pyll për të kullotur bagëtitë. Dy fëmijët ishin nisur paradite drejt pyllit dhe pak para se të mblidhnin bagëtitë për t’u kthyer në shtëpi, vëllai i vogël ka marrë armën në dorë për të ndihmuar vëllain e tij më të madh. Kristiani ka nisur të ecë, por duket është bërë kureshtar për armën.

Duke qenë errësirë dhe në një kohë kur vëllai i tij i madh po ecte pak metra para tij, 13- vjeçari pa dashje duke menduar se po lozte, ka vendosur gishtin te këmbëza e armës. Pas kësaj vëllai i tij Ronaldo ka rënë për tokë. I ndodhur në faj dhe në një situatë të tillë, Kristiani ka telefonuar prindërit dhe u ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Edhe pse të afërmit e vëllezërve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, 20-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë. Ai ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagës së rëndë të shkaktuar nga arma e gjahut, kjo edhe për shkak të distancës së afërt. Ndërkohë që ngjarja konfirmohet si aksidentale dhe nga ana e Policisë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i 20-vjeçarit është dërguar në morgun e Elbasanit, ku pritet të kryhet dhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë, nga verifikimet paraprake të grupit hetimor mësohet se viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e 20-vjeçarit.

“Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një të mituri, i cili ende nuk ka mbushur moshën 14-vjeç, nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia.

Pak orë pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar në Polici për ta marrë në pyetje në prani të psikologes dhe babait të tij, adoleshentin 13-vjeçar. Mësohet se në një gjendje të rënduar psikologjike, i mituri nuk ka qenë në gjendje të japë shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh. Familja Lleshi nga Galushi i Peqinit kishte vetëm dy djem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Ja protestuam! Po pastaj, çfarë?
Previous article KALENDAR NUDO? Ish-bashkëshortja e Buffonit përgjigjet me klas: Në moshën time…

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT