• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATET/ Taulant Balla: Të gatshëm për dialog me opozitën në degradim, jo negociata në kurriz të demokracisë
Home
Politikë

MANDATET/ Taulant Balla: Të gatshëm për dialog me opozitën në degradim, jo negociata në kurriz të demokracisë

10 March, 2019 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarqeve Berat dhe Korçë, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe dy deputetët e zonës Eduard Shalsi dhe Ilir Xhakolli, morën pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të degës së PS Pogradec.
Në fokus të takimit ishte situata aktuale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit ishin dy temat kryesore të takimit.
“Për fat të keq ka katër vite që Pogradeci është në duar të gabuara. Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme përpara. Sot jemi fiks 120 ditë nga dita kur ne do t’i kthejmë Pogradecit dinjitetin, moralin, përgjegjshmërinë dhe do ti japim një kryetar bashkie, i cili të punojë për Pogradecin, jo për bizneset e të vëllait të kryetarit. Kjo është një detyrë që ne kemi përpara. Unë jam i sigurt se me Xhakollin, Shalsin dhe të gjithë ekipin këtu ne do ta fitojmë Bashkinë”, u shpreh Balla.
Më tej gjatë fjalës së tij, duke u ndalur në situatën e krijuar pas dorëzimit të mandateve nga opozita, Balla theksoi se PS është e gatshme të dialogojë, por kurrsesi nuk mund të bëjë negociata në kurriz të demokracisë.
“Plot djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim.
Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, Reforma në Drejtësi është reforma kryesore. Prandaj erdhëm sot! Për t’ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t’ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, deklaroi Balla.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVERPOOL NË AVANTAZH/ Sadio Mane përmbys gjithçka në 10 minuta (VIDEO)
Previous article BËNË PJESJË NË LISTËN E SHITJEVE/ Ja sulmuesi që refuzon largimin nga "Djajtë e Kuq"

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT