Gafat e kryetarit të opozitës Lulëzim Basha dhe problemet që ai ka në veprimet matematikore tashmë nuk janë një gjë e re për publikun.
Ato janë bërë virale në rrjet, madje janë shndërruar edhe në meme.
Por mesa duket shprehja tipike shqiptare “Çudira më e madhe 3 ditë zgjat” nuk gjen vend në këtë rast.
Mbrëmjen e djeshme kur Basha fton të gjithë ta ndjekin në daljen e tij televizive, një nga komentuesit nuk ka hezituar t’ia përplasë në fytyrë “kushtin” e tij.
Ndoshta duket e çuditshëme por qytetari nuk kërkon shumë, ai nuk kërkon që Basha të marrë pushtetin dhe asnjë gjë tjetër që lidhet me kontekstin politik.
E vetmja gjë që kërkon nga Basha është që të mos jetë “pyk” në matematikë, pasi vetëm në këtë mënyrë ai do ta ndjekë.
Edhe pse të thëna në rrjetet sociale, Basha duhet t’i marrë parasysh këto kërkesa, pasi pa mësuar matematikën shqiptarët mund të tregohen skeptikë ndaj tij në dhënien e votës.
Përgatit:AlpeNews.al



