Të gjithëve na ka rastisur të shohim se si brigjet shqiptare po zhduken dalëngadalë, teksa po i përpin deti.
Por ky fenomen është trajtuar gjerësisht nga agjencia e njohur AFP në një reportazh të gjatë.
Pamjet që ofron kjo agjenci janë vërtet për të ardhur keq.
“Ambientalistët thonë se një kombinim i rrezikshëm mes ndryshimeve klimaterike me zhvillimin e rrëmujshëm urban kanë sjellë si pasojë zhdukjen e bregdetit në vendin e varfër ballkanik,” shkruan agjencia.
Fenomeni është bërë gjithmonë e më serioz vitet e fundit.
“Deti po gëlltit bregun. Ai po merr hak ndaj njeriut, që ka shkatërruar natyrën”, thotë Sherif LusHajj, një ekspert në universitetin Polis në Tiranë.
Nga 427 kilometra bregdet në Shqipëri, 154 janë të prekura nga erozioni, thotë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.
Ai thotë se është e frikshme pasi në disa zona, erozioni ka përpirë 20 metra breg në një vit.
Ai thotë se në Shëngjin, deti ka marrë 400 metra tokë brenda 15 vitesh.
Klosi thotë se ndërtimet e paligjshme në bregdet do të shkatërrohen dhe përgjegjësit do të ndëshkohen.
Por ekspertët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të ndaluar katastrofën.



