• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI FRYMËZUESE/ Njihuni me Arbelën, SHQIPTAREN që synon Parlamentin zvicerian  (FOTOT)
Home
Sociale

HISTORI FRYMËZUESE/ Njihuni me Arbelën, SHQIPTAREN që synon Parlamentin zvicerian (FOTOT)

9 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Erdhi në Zvicër si tri vjeçare, ndërsa synon postin e deputetes në një nga kantonet më të rëndësishme të Zvicrës. Është kjo Arbela Statovci, e cila përtej postit të deputetes, po synon të bëhet zë për ndryshim.

Statovci është një afariste shqiptare që po kandidon si deputete në Parlamentin kantonal të Cyrihut, në zgjedhjet që do të mbahen në mars të këtij viti. Arbela Statovci, e cila është pjesë e partisë FDP – Die Liberalen, tashmë ka marrë përkrahje nga shumë shqiptarë anembanë botës.

Ajo do t’i japë Zvicrës diçka më shumë se sa taksat

Në një intervistë për albinfo.ch, Statovci ka treguar se dëshira për të kontribuar për vendin e saj e shtyri drejt politikës.

‘’Dua t’i kthej diçka vendit tim. Jo vetëm në aspektin e taksave, por me njohuritë dhe përvojën time. Por mbi të gjitha, dua ta formoj të ardhmen time. Dhe, të gjithë duhet ta bëjnë këtë, të paktën duke votuar në Parlament’’, thotë Statovci.

Mundësinë për t’u bërë deputete në këtë kanton, Statovci e sheh si një mundësi për ndryshim. Ajo thotë se nëse zgjidhet, do të punojë mes tjerash për përmirësim dhe vetëdijesim në çështjet klimatike, arsimore, të punës, e mbi të gjitha për krijimin dhe promovimin e një diversiteti. E përkrahje për këtë kandidim, përveç shqiptarëve, ajo ka marrë edhe nga shtetasit e tjerë të Zvcirës, të cilën i kanë thënë se do t`ia besojnë votën. Po ashtu, Statovci ka marrë vëmendje mediatike edhe jashtë kufijve të Zvicrës, teksa lexuesit po i ofrojnë mbështetje edhe nga larg.

“Nëse zgjedhem, unë do ta bëj më të mirën. Dua të jap diçka në vendin tim dhe jam e bindur se mund të bëj shumë për të zvogëluar paragjykimet, për të ndërtuar ura dhe për të lidhur kultura të ndryshme. Unë dua të jem një shembull, për njerëzit dhe sidomos për rininë tonë. Dua të frymëzoj të tjerët nëpërmjet përkushtimit tim. Sepse mënyra se si e shohim dhe e perceptojmë botën, është formësuar nga përvojat tona. Le të jemi më të mirë. Le të jemi një model. Le ta jetojmë diversitetin”, thotë ajo.

Statovci nuk e mohon kthimin në Kosovë

Përtej biznesit e politikës, Statovci u aktivizua edhe në fushën e artit. Së fundmi, ishte në vendlindjen e saj, në Prishtinë, ku fitoi çmimin “Best Diaspora Success Story” për filmin më të mirë të realizuar me telefon, film i cili flet për jetën, punën e sfidat e saj në Zvicër. Pavarësisht se karrierën e ndërtoi në Zvicër, ajo thotë se po t’i jepej mundësia, do të kthehej në vendlindje për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

“Do t’i hyja politikës edhe në Kosovë, po. Do të doja ta ndihmoja vendlindjen time që të jetë një vend i jetueshëm, ku rinia nuk dëshiron të largohet, një vend ku rinia ka një të ardhme dhe perspektivë, ku njerëzit e moshuar marrin një pension të mirë. Ta bëj një vend ku ndodh inovacioni, ku bëhen investimet, ku krijohen vendet e punës, ku arsimi merr një fokus më të madh dhe forcohet. Është e turpshme që Kosova dëshiron t’i nxjerrë nga vendi njerëzit me shumë potencial dhe njohuri. Kjo quhet ikje e trurit’’, thotë Statovci.

Statovci thotë se nuk ka hasur shumë sfida gjatë ndërtimit të karrierës, sepse, sipas saj, Zvicra të ofron shumë mundësi, dhe krejt çka të duhet është vullnet dhe punë. Por ajo ka një mesazh inkurajues për të rinjtë e Kosovës që po largohen nga vendi për shkak të sfidave që po hasin.

‘’Ju duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që del në rrugën tuaj, edhe nëse nuk është pikërisht ajo që imagjinoni. Sepse një rrugë të çon në tjetrën. Askush nuk vjen të trokasë në derën tuaj. Ne duhet ta bëjmë atë vetë’’, thotë Statovci përmes albinfo.ch.

Kush është Arbela Statovci?

Arbela Statovci u lind më 25 shkurt të vitit 1988 në Prishtinë. Në moshën trivjeçare u shpërngul në Zvicër me familjen, ku edhe filloi e ndërtoi karrierën e saj. Studimet Bachelor i filloi në Shkenca të komunikimit, kurse masterin në Shkencat ekonomike. Një vit të shkollimit e ka kryer në Australi, ndërkaq është pronare e kompanisë ‘’Massgekocht. AG’’. Po ashtu, punon si menaxhere e departamentit Media dhe komunikim në Institutin e Ndërmarrësisë (IFJ).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË HAPAT E MAMASË/ Vajza e vogël e Kim Kardashian preferon takat e saj (FOTO)
Previous article "LUFTË" BRENDA FAMILJES/ Ja çfarë po ndodh me ultrasit e "Zonjës së vjetër" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT