Muaji shkurt shënoi edhe 1 vit nga momenti kur ish kryeprokurori Adriatik Llalla u shpall “non grata” në SHBA.
Duket se që prej atij momenti, ndonëse i pa punë dhe me të gjithë asetet financiere të sekuestruara, Llalla ka punuar vetëm për një qëllim të vetëm: Të punësojë një kompani lobimi në mënyrë që të mos jetë më pjesë e “listës së zezë”.
Është ende e paqartë sesi mundi që pa të ardhura, të kontraktojë një studio ligjore me përmasa të tillë ashtu sikurse mbetet e paqartë edhe fatura e çmimit të paguar për këtë shërbim.
Kjo u bë e ditur sot nga BIRN, teksa detajet e mëtejshme treguan për kompaninë “Sher Termonte” në Neë York.
Adriatik Lllalla, bëhet kështu i pari person në historinë shqiptare që po bën një lobim të tillë. Thënë kjo pasi lobimet janë kryesisht për partitë politike apo edhe qeveritë.
Sot, Llalla hetohet për një skemë pastrimi miliona euroshe me pasuritë e patundshme. Adriatik Llalla është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria me 4 akuza shumë të rënda.
Pas këtyrë, nuk është çudi nëse Adriatik Llalla do të hetohet edhe për këtë skemë lobimi të dyshimtë.
Përgatiti: AlpeNews.al


