• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETINGU NË POLICI/ Ndryshon ligji, ministri Lleshaj: I kursejmë buxhetit…
Home
Sociale

VETINGU NË POLICI/ Ndryshon ligji, ministri Lleshaj: I kursejmë buxhetit…

8 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Drafti i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për ndryshimin e ligjit ekzistues të vetingut në Polici, pritet që t’i kursejë buxhetit të shtetit 260 milionë lekë.

Të paktën ky është një nga argumentimet kryesore në relacionin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12., 2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat’”.

Kostoja shumë e lartë e këtij procesi, e llogaritur në vlerën e rreth 3 milionë dollarëve, përveçse e papërballueshme, solli edhe vonesat në nisjen e vetingut. Sipas parashikimeve të këtij projektligji, propozohen dy ndryshime thelbësore, pa prekur substancën e kritereve të vlerësimit apo të procedurës së ndjekur.

Kriteret ngelen po ato, pra vlerësimi i figurës, pasurisë dhe i profesionalizmit, siç ngelet po e njëjtë edhe procedura e vlerësimit. Ndryshimi i parë thelbësor është që propozohet që punonjësit e SHÇBA-së të kalojnë të gjithë vlerësimin në fazën parë.

Sot ligji në fuqi parashikon që vetëm drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtori, drejtorët dhe shefat e sektorëve e kalonin vlerësimin në fazën e parë. Vlerësimi i fazës së parë kryhet nga një Komision i Jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar nga një sekretariat teknik me po 15 anëtarë. Ndryshimi i dytë thelbësor qëndron në faktin se propozohet që të jetë SHÇBA ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, pra, punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe atyre të nivelit bazë.

“Kjo zgjidhje ka disa avantazhe të dukshme. Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetin e parashikuar. Ngarkimi i SHÇBA me vlerësimin e punonjësve në fazën e dytë dhe të tretë, pra, rreth 12 000 punonjës, i kursen Buxhetit të Shtetit rreth 260 milionë lekë, duke minimizuar kostot shtesë. Së dyti, garanton të njëjtin të standard për të gjithë procesin. Duke pasur parasysh se vetë punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe i njëjti standard do të përcillet përgjatë gjithë procesit në fazat e tjera” thuhet në propozimin e Sandër Lleshajt.

Ndryshimet e propozuara

• Neni 1 parashikon një përkufizim të ri të termit “Organe të vlerësimit”, duke hequr nga ky përkufizim komisionin qendror dhe komisionin vendor, që ishin
përgjegjës për fazën e dytë e të tretë, dhe duke futur në vend të tyre Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Hiqet, gjithashtu, koncepti i trupës së posaçme të vlerësimit.
• Neni 2 ndryshon nenin 5 dhe saktëson se organet e vlerësimit janë vetëm Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe SHÇBA, duke saktësuar edhe mënyrën e organizimit të këtij komisioni, duke hequr referencat që i bëheshin komisioneve të fazës së dytë
dhe të tretë.
• Neni 3 ndryshon nenin 6 dhe saktëson dy ndryshimet thelbësore të argumentuara më sipër, pra kalimin në vlerësimin në fazë të parë të të gjithë punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe ngarkimin e SHÇBA me vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që do të kalojnë
vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë.

• Neni 4 ndryshon nenin 13 dhe vendos një afat kohor për funksionimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit deri në përfundim të fazës së parë.
• Neni 5 shfuqizon nenet 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22 dhe 23 të këtij ligji. Këto janë nenet që rregullonin përzgjedhjen, organizimin dhe funksionimin e komisioneve dhe sekretariateve të fazës së dytë dhe të tretë.
• Neni 6 ndryshon nenin 24 duke saktësuar organizimin përkatës vetëm për Komisionin e
Jashtëm të Vlerësimit, sa kohë propozohet ndryshimi i autoritetit përgjegjës për vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë.
• Neni 7 ndryshon nenin 29 pasi me ndryshimin e autoritetit përgjegjës për vlerësimin në fazën e dytë dhe të tretë, nuk ekziston më nevoja që anëtarët e këtyre të kthehen në pozicionet e mëparshme.
• Neni 8 propozon rregullime në gjithë tekstin e projektligjit. Fjalët “… komisionet e vlerësimit …” zëvendësohen me “Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit” dhe fjalët “… sekretariateve teknike …” zëvendësohen me “… sekretariatit teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit …”. Gjithashtu, propozohen ndryshime në pjesën e procedurës së vlerësimit për të saktësuar se SHÇBA-ja do të ketë të njëjtat kompetenca dhe do të ndjekë të njëjtën procedurë që ndjek Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
• Neni 9 shfuqizon nenin 68 të ligjit, duke eliminuar afatin 2-vjeçar për përfundimin e procesit. Procesi filloi me gati 9 muaj vonesë dhe nuk mendohet se ky afat mund të respektohet.
• Neni 10 parashikon hyrjen në fuqi të ligjit.L

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VULOS FATIN TEK DJAJVE TË KUQ"/ Solskjaer: Kontrata ime aty ka përfunduar, ja e ardhmja ime
Previous article RIKTHEHET "PLESHTI" NË KOMBËTARE/ Shijoni 5 golat më të mirë të tij me Argjentinën (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT