• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRBLIMET PËR FESTAT E FUNDVITIT/ Ministria e Financave zbulon kategoritë që nuk përfitojnë
Home
Sociale

SHPËRBLIMET PËR FESTAT E FUNDVITIT/ Ministria e Financave zbulon kategoritë që nuk përfitojnë

13 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mësuesit dhe Policët duket se nuk do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Financave i tha zyrtarisht gazetës “Shqiptarja.com”, se deri më tani nuk është parashikuar shpërblim për këto kategori.

Mësuesit

Për mësuesit duhet një fond i konsiderueshëm për të dhënë shpërblimin për festat e fundvitit, për shkak se bëhet fjalë për më shumë se 36 mijë arsimtarë. Për këtë shkak thanë burimet nga Ministria e Financave, nuk është parashikuar ende shpërblimi, pas mungojnë fondet.

Për këtë arsyje ekspertët e financave po mendojnë shpërblimin e mësuesve më të mirë gjatë 2017-së, për t’ju dhënë një pagë. Edhe një vit më parë qeveria shpërbleu vetëm 400 mësuesit më të mirë në të gjithë vendin.

“Ende nuk është zyrtarizuar, por për mësuesit dhe policët mungojnë fondet për shpërblimet e fundvitit. Por gjithsesi qeveria do të vendosë në ditët në vijim”, – thanë burime nga Ministria e Financave.

Policët

Më shumë se 11 mijë policë nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lek, i cili do shkojë  për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t’ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit.  Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certfikata për shërbime të dalluara.

Gjithsesi do të jetë qeveria e cila do të vendos, në momentin që do miratohen shpërblimet për pensionistët she shtresat në nevojë. Deri më tani të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit nuk mbulojnë edhe dhënien e shpërblimeve për pensionistët. Në vitin 2015 oficerët e Policisë morën 5 mijë lekë të reja shpërblim, ndërsa një vit më parë përfituan rreth 200 polic të cilët kishin marrë certifikata për vlerësime në punë.

Vendimi për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet nga qeveria në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, por deri më tani oficerët e Policisë nuk parashikohet të përfitojnë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 650 mijë dollarë/ PD pranon kontratat e lobingut, flet për shpenzimet: Janë politike, por...
Previous article Diçka e çuditshme ndodh me Putin kur sheh nga dritarja e avionit të tij (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT