• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TITANIK 2″/ Dënohet me tre vite burg kreu i partisë shqiptare ne Maqedoninë e Veriut Menduh Thaçi
Home
Rajon

“TITANIK 2″/ Dënohet me tre vite burg kreu i partisë shqiptare ne Maqedoninë e Veriut Menduh Thaçi

8 March, 2019 F.autor Breaking News, Rajon

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me tre vite e dy muaj burg kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Po ashtu, me tre vite burg është dënuar edhe ish-kreu i DSK-së, Shasho Mijallkov.

Ky është aktvendimi për rastin “Titanik 2”, gjegjësisht për parregullsi zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, e cila sot është lexuar nga gjykatësi Ognen Stavrev.

Mbrojtja në fjalët përfundimtare ka kërkuar aktvendim lirues për gjithë të akuzuarit, duke theksuar se Prokuroria nuk ka dhënë prova me të cilën vërtetohet vepra për të cilën ngarkohen.

Avokatët mbrojtës kanë pasur vërejtje edhe në besueshmërinë e audio incizimeve që siç thanë, “janë përfituar jo ligjërisht”. Kanë thënë se akuza është ngritur nga paditësi i paautorizuar, pra është pas skadimit të periudhës prej 18 muajsh, e caktuar sipas akuzës së PSP-së.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.

Anulimi i votimit, sipas Fetait është përllogaritje ekzakte e VMRO-DPMNE-së se sa nevojitet që kandidati i tyre të mund të shkojë në rrethin e dytë, derisa Thaçi edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore e ka bindur Bedredin Ibraimin të pranojë mendimin e tij dhe të votojë për ankesat e VMRO-së, ndërsa për kthim siç ka sqaruar Fetai, anëtarët e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair.

Të akuzuarit e tjerë, anëtarë të KSHZ-së, sipas PSP-së e kanë keqpërdorë detyrën zyrtare dhe nuk kanë qenë në funksion të Kodit zgjedhor, por të interesave partiake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NËPËR FILMA/ Urdhëroi vrasjen e dhe murosjen e shqiptarit, kapet ish e dashura e tij 67 vjeçare
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ 18-vjeçari me motoçikletë përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë Aktualitet

PROTESTA/ Sërish tensione para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT