• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA PARA KUVENDIT/ Gjykata merr vendim për 8 të arrestuarit më 5 mars
Home
Aktualitet
Kronikë

PROTESTA PARA KUVENDIT/ Gjykata merr vendim për 8 të arrestuarit më 5 mars

8 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Jane lene te lire 8 të arrestuarit për protestën e 5 marsit, per te cilit prokuroria kerkoi masen e sigurise “arrest me burg”.  Lirimi i tyre u be me arsyetimin se nuk ka prova bindese per ate cfare akuzoheshin.

 

Sipas prokurorisë, të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë hedhur në drejtim të tyre  sende të forta dhe flakadan.

Prokurori kërkoi në fund, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për të 8 të ndaluarit. Nga ana tjetër, mbrojtja e konsideroi arrestimin të paligjshëm që bëhet për të trembur njerëzit dhe të mos marrin pjesë në protesta.

Njoftimi per arrestimet 

Policia e Shtetit arreston 8 persona dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Rreth orës 10:30, në rrugën “George W. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj.

Vazhdon puna për  identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetesisë publike”.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve,  si dhe të mbrojtjes së  institucioneve  të rëndësisë së veçantë.

Protesta-5-mars-parlamentiProtesta-5-mars-parlamenti1Protesta-5-mars-parlamenti12

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBI XHUNGA/ Teoricienët e opozitës
Previous article “KUJDESI SHËNDETËSOR, PRIORITET I QEVERISË"/ Manastirliu uron 8 Marsin në ERTV dhe informon për programet e shëndetit të gruas

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT