• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Banka Botërore: Rreth 4.3% e fëmijëve në Shqipëri nuk janë të regjistruar ose e kanë braktisur atë
Home
Sociale

RAPORTI/ Banka Botërore: Rreth 4.3% e fëmijëve në Shqipëri nuk janë të regjistruar ose e kanë braktisur atë

8 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 4.34% e fëmijëve në Shqipëri nuk janë të regjistruar ose kanë braktisur shkollën fillore. Të dhënat janë publikuar në portalin Our World in Data duke iu referuar të dhënave të mbledhura nga Banka Botërore. Serbia ka përqindjen më të ulët në rajon “të fëmijëve jashtë shkollës”, me rreth 0.83%. Në Malin e Zi ky tregues përllogaritet rreth 6.18%, ndërsa në Maqedoni rreth 8.29%. Maqedonia ka përqindjen më të lartë të këtij treguesi.

Shqipëria është ndër vendet që ka bërë përparimet më të mëdha për sa i përket fëmijëve që nuk janë të regjistruar në shkollë ose që e kanë braktisur atë. Në 2009-n në Shqipëri përllogariteshin rreth 14.2% të fëmijëve në moshë për të ndjekur shkollën fillore që kishin braktisur apo që nuk ishin regjistruar fare në shkollë. Përqindjen më të ulët Shqipëria e ka shënuar në vlerën më të ulët të këtij treguesi në 2014, ku sipas të dhënave në portal fëmijët jashtë shkollës ishin 3.84%, ndërsa një vit pati një rritje në 4.4%.

Në Malin e Zi, përqindja e fëmijëve jashtë shkollës ka qenë në rritje prej 2012-s, ku ky tregues ishte 3.72%, nga gati dyfishi që është tani.

Fëmijët jashtë shkollave është përqindje e fëmijëve në moshë për të ndjekur arsimin fillor të cilët nuk janë regjistruar në shkollë fillore. Fëmijët të cilët janë në moshën zyrtare për të ndjekur arsimin fillor, por që shkojnë në arsimin parashkollor konsiderohen si fëmijë jashtë shkolle.

Të dhënat administrative të përdorura për të llogaritur normën e fëmijëve jashtë shkolle janë ta bazuara në regjistrimet në shkollë në një datë specifike.

Fëmijët, të cilët braktisin shkollën, pas datës kur merren të dhënat nuk përllogariten në këtë normë.

Norma e fëmijëve jashtë shkollë lejon që të bëhen krahasime ndërmjet shteteve me numër popullsie të ndryshme, duke qenë se treguesi i shprehur në përqindje tregon pjesën e fëmijëve të moshës për të ndjekur shkollën fillore, të cilët kurrë nuk kanë ndjekur shkollën ose kanë braktisur atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASET AUTOBUSI NË SHKODËR/ Aksidenti mund të kthehej në tragjedi, ishin...
Previous article FOTOLAJM/ Pas takimit me gratë dhe vajzat në Fier, kryeministri Rama kafe mes qytetarëve në...

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT