Sali Hajdari, vëllai i ish-deputetit të ndjerë, Azem Hajdarit, thotë se Partia Demokratike ka nisur sulme ndaj familjes Hajdari, pas vendimit të mbesës së tij, deputetes së PD-së, Rudina Hajdari, e cila nuk hoqi dorë nga mandati, siç bëri opozita e bashkuar. I quan “sulme të qenërisë nga maja e mullarit të Partisë Demokratike dhe deri tek qentë rrugaçë që rrinë nëpër oborrin e PD”.
Sali Hajdari shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, se familja e tij është mësuar me të tilla fushata sulmesh nga komunistët siç ai i quan, “demokratët gjithmonë të ndërsyer nga udhëheqja”.
Ai i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të demokratëve, Lulzim Basha që të lidhin “qentë” që kanë lëshuar kundër Rudina Hajdarit.



